Bota

Ndaloi inspektoren bërthamore të OKB-së, Pompeo “ultimatum” Iranit, kërkon lirimin e saj

Diplomati i lartë amerikan tha që Irani e kishte "arrestuar" inspektoren, për të cilën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se ishte ndaluar për pak kohë të largohej nga vendi.
Featured image of article: Ndaloi inspektoren bërthamore të OKB-së, Pompeo “ultimatum” Iranit, kërkon lirimin e saj Irani tha se kishte anuluar akreditimin e inspektorit pasi ajo shkaktoi një alarm në hyrje të fabrikës së pasurimit të uraniumit Natanz

SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka kritikuar Iranin për ndalimin e inspektores së Agjencisë së Mbikqyrjes Bërthamore të KB dhe e kanë cilësua si “një veprim të egër dhe të pajustifikuar frikësimi“. Diplomati i lartë amerikan tha që Irani e kishte “arrestuar” inspektoren, për të cilën Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se ishte ndaluar për pak kohë të largohej nga vendi. “Shtetet e Bashkuara mbështesin aktivitetet monitoruese dhe të verifikimit të Agjencisë në Iran dhe jemi të alarmuar për mungesën e bashkëpunimit nga Irani”, tha sekretari amerikan. “Si rezultat asaj iu refuzua hyrja, pa specifikuar nëse ndonjë gjë ishte gjetur në pronësi të saj”, shtoi më tej ai, raporton The Guardian.

Përfaqësuesja e Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Kazem Gharib Abadi, u tha gazetarëve pas një takimi të agjencisë speciale në Vjenë se pret një inspektim më të plotë me një detektor që mund të gjejë një sërë materialesh eksplozive.

(E.S. Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment