Politike

“Ndalohen resortet deri në 200 metra larg detit”/ Rama ‘harron’ ligjin e tij, poston FOTON nga Ksamili, promovon ndërtimin në mes të plazhit

Në një ligj të miratuar dhe botuar në Fletoren Zyrtare, shkruhet qartë se  ndalohet ndërtimi i restorteve deri në 200 metra larg detit, me qëllim pastrimin e vijës bregdetare. Ndërkohë kryeministri Edi Rama publikon foto nga Ksamili.
Featured image of article: “Ndalohen resortet deri në 200 metra larg detit”/ Rama ‘harron’ ligjin e tij, poston FOTON nga Ksamili, promovon ndërtimin në mes të plazhit Edi Rama

TIRANË– Pas një mbylljeje disamujore për shkak të pandemisë që ka pushtuar botën, për rimbëkëmbjen e ekonomisë “sytë” janë kthyer nga turizimi. Pjesë e “fushatës” është bërë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e nis dhe e mbyll ditën me një vend nga Shqipëria, me qëllim që të vendoset në listën e vendeve që nuk duhen humbur pa vizituar këtë verë.

Së fundmi, jo më larg se dje, Rama postoi një foto nga jugu i vendit, nga plazhi i Ksamilit. “Shqipëria e bukur,”-shkruan Rama krahas fotos, të cilën nuk e ka vëzhguar me aq detaje kur e ka publikuar.

Siç duket edhe në foton e mëposhtme, në plazhin e Ksamilit është ndërtuar qartazi një objekt, i cili në rastin më të mirë është pa leje, që nëse është dhënë nga autoritetet vendase është në kundërshtim me ligjin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërtimi i objekteve, qoftë edhe më materiale “eco-friendly” ka qënë një nga nismat e qeverisë Rama, e cila mori në supe “barrën” për pastrimin e brendetit. Në një ligj të miratuar dhe botuar në Fletoren Zyrtare, shkruhet qartë se  ndalohet ndërtimi i restorteve deri në 200 metra larg detit, me qëllim pastrimin e vijës bregdetare. Mirëpo rregulli është harruar edhe nga vetë kreu i qeverisë… 

(k.m./dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment