Politike

Ndalohen me ligj MEMET! Rama e mohon, e përgënjeshton Ministria e Drejtësisë: S’është drafti final. Basha i kërkon fokus: Shiko pandeminë!

  • E PADËGJUAR/ Etilda Gjonaj dorëzon DRAFTIN: Ndalohen me ligj MEMET
  • Ndryshime në Kodin Penal! Burg ose gjobë për ata që filmojnë pa dijeni
  • Ndalohen me ligj memet?! Kryeministri Edi Rama ka mohuar gjithçka ndërkohë që Ministria e Drejtësisë ka pranuar gjithçka, por duke shtuar se nuk është draft përfundimtar. Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kërkuar kreut të qeverisë që fokusohet tek gjendja e vendit në një kohë që është goditur nga pandemia e koronavirusit.
    Featured image of article: Ndalohen me ligj MEMET! Rama e mohon, e përgënjeshton Ministria e Drejtësisë: S’është drafti final. Basha i kërkon fokus: Shiko pandeminë! Edi Rama dhe reagimet

    TIRANË– Ndalohen me ligj memet!? Drafti i ri i Kodit Penal ka kaluar për shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë tek Komisionet Parlamentare me një propozim që ndalon montazhin e pamjeve të një personi pa pëlqimin e tij, ose siç njihen ndryshe në të gjithë botën “meme”. Në draftin që qarkullon në media, parashikohet një gjobë e majme që varion nga pesëdhjetë mijë deri në një milion e pesëqind mijë lekë deri në një vit heqje lirie.

    Megjithatë në ndryshime ka edhe “kleçka” të tjera, pasi të gjithë ata që e shpërndajnë memen do të dënohen me burgim nga 2 deri në 3 vjet. Dënimi dyfishohet nëse personazhi i ironizuar është një prej përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, si kryeministri, presidenti etj.

    Edhe pse është i njohur si një personazh që i publikon edhe vetë herë pas herë memet dhe që mund të jetë edhe ai “pre” e ndryshimeve në Kodin Penal, kreu i qeverisë ka mohuar vërtetësinë e draftit që qarkullon. Ndërkohë që fjala e tij është hedhur poshtë nga vetë Ministria e Drejtësisë, të cilët në një njoftim zyrtar kanë bërë me dije se drafti nuk është përfundimtar dhe propozimet ende nuk janë miratuar.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Nuk ka munguar as reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha, i cili ka qënë vetë “viktimë” e kryeministrit Rama që e ka mbushur profilin e tij në Instagram me meme për të. Basha i ka kërkuar kreut të qeverisë që të fokusohet tek pandemia dhe ekonomia e vendit, dhe të mos merret me tema të tilla.

    Veç Bashës, reagime nga pasur edhe nga faqet dhe personazhët kryesorë që krijojnë meme në Shqipëri, të cilët me ironi kanë montuar veten e tyre edhe pas hekurave të burgut. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga presidentit Ilir Meta, apo nga zëra të tjerë të opozitës për gjithë ç’po ndodh në vend. Mbetet për t’u parë nëse këto ndryshime do të përfundojnë në draftin përfundimar.

    (k.m/dosja.al)

    • 20:26

      EPIKE! Ndodh vetëm në Shqipëri, dënimi për krijimin e një meme-je, njësoj si të kesh fshehur një kufomë (NENET)

      “Nuk keni parë gjë akoma,“-kështu ka dhënë disa herë kryeministri Edi Rama por mesa duket askush nuk e ka kuptuar se për çfarë e ka pasur fjalën. Sot ndodhi dhe ajo që nuk e mendonte asnjë. Memet do të ndalohen me ligj!  Ministria e Drejtësisë ka përgatitur një draft (për të cilin pretendon se nuk është ende përfundimtar) për të ndaluar memet dhe për të dënuar krijuesit dhe shpërndarësit e tyre. Në draft thuhet qartë se do të dënohen me gjoba të majme deri me 1 vit burg të gjithë ata që do të realizojnë montime, por nuk do t’ja hedhin pa u “lagur” edhe ata që do t’i shpërndajnë. Në draftin që qarkullon në media, (i cili është i vërtetë për Ministrinë edhe pse kreu i qeverisë pretendon të kundërtën) pikërisht poshtë nenit 238 për cënimin e imazhit, është neni për fshehjen e kufomës. Në Shqipëri, të gjithë ata që pengojnë drejtësinë dhe fshehin trupat e pajetë, dënohen me gjobë ose burg deri në dy vite.

      Nenet

      “Fshehja e kufomëz ose pjesëve të saj dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet,”-thuhet në nen.

      Duke marrë parasysh faktin që dënimi dyfishohet nëse bëhet fjalë për ‘krerët’ e shtetit. Pra shkurt! Nëse fsheh një trup të pajetë dhe nëse bën një meme për Ramën, dënohesh njësoj në Shqipëri, ndoshta edhe më pak në rastin e parë. E vërtetë që nuk paskemi parë gjë akoma! Çudirat nuk kanë të mbaruar në këtë vend…
    • 20:39

      Ndalohen memet? Ministria e Drejtësisë përgënjeshtron Ramën: S’është drafti final por janë propozuar

      Ministria e Drejtësisë

      Ministria e Drejtësisë ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama lidhur me ndryshimet e propozuara për Kodin Penal. Edhe pse kreu i qeverisë tha se nuk kishte një propozim për ndalimin e “meme-ve”, një burim zyrtar nga Ministria ka bërë me dije për mediat se të gjitha materialet që kanë qarkulluar në media janë ende një dokument pune. Ministria sqaronte më tej se dokumenti që po qarkullon nuk është drafti final, pasi për të po punohet ende nga “ekspertët”.

      Në lidhje me kërkesat e vazhdueshme të ardhura nga gazetarët në lidhje me draftin final të Kodit të Ri Penal, duam t’ju sqarojmë se materialet që po qarkullojnë në media janë ende një dokument pune, nga grupi i ekspertëve, propozime këto të cilat janë zbardhur si pjesë e diskutimeve në seancat e konsultimit publik. Sqarojmë se dokumenti që po qarkullon nuk është draft final, pasi po punohet në vazhdimësi. Ministria e Drejtësisë ka përmbyllur procesin e konsultimit publik dhe tani ekspertët dhe praktikantët e ligjit të grupit të punës do të finalizojnë projektligjin, i cili pasi të konsultohet teknikisht, do të depozitohet në Këshillin e Ministrave,”-thuhet në njoftim.

    • 19:22

      ‘Do bëhesh meme, sorry!’/ Arben Ahmetaj i trishtuar për ndryshimet në ligj? Koha kur ‘kërcënonte’ kundërshtarët politikë me “fuqinë e rrjetit”

      Dy vite më parë memet lejoheshin! Asokohe shijoheshin edhe nga ministrat e kabinetit të qeverisë Rama. Në mars të vitit 2018, ministri i Financave Arben Ahmetaj, sot ministër i Rindërtimit, ishte thirrur në seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë. Teksa raportonte për skemën e re të TVSH-së dhe taksën e re mbi ndërtesën, ai u përplas me kolegët opozitarë, duke thënë edhe shprehjen e tij epike: Do bëhesh meme!

      “Do bëhesh meme, sorry! Me këtë do bëhesh meme,“-thoshte Ahmetaj. Por tani nuk e ka më “kënaqësinë” që kundërshtarët e tij politikë, dhe as veten, t’i shohë teksa bëjnë xhiron e rrjetet. Ndoshta Ahmetaj do të jetë një prej votave kundër kur ndryshimet të kalojnë në Kuvend.

    • 20:39

      Ndalohen me ligj MEMET! Rama MOHON gjithçka: Asnjë shans s’ka! Ku ta gjenim…

      Edi Rama

      Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me paketën me ndryshime që pritet të bëhen në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet, të cilin kreu i qeverisë e ka mohuar. Duke e cilësuar draftin e publikuar si një material jozyrtar, Rama shkruan se memet nuk mund të ndalohen me ligj, duke theksuar se nuk ka asnjë shans që diçka e ngjashme të ndodhë.

      Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!,”-shkruan Rama.  Ndërkohë që Rama e mohon, Ministria e Drejtësisë e ka përgënjeshtruar reagimin e tij, duke u shpehur se propozimet për ndryshimet janë të vërteta por ende nuk kanë një draft përfundimtar. Në draftin e publikuar, të realizuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj parashikohen penalitete të rënda për ata që i krijojnë memet por edhe ata që i shpërndajnë. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj parashikon dënimin me deri në 1 vit burg të kujtdo që realizon këto montime, por nuk shpëtojnë edhe ata që i shpërndajnë. Meqë kryeministri nuk e ka lexuar, e gjitha është e sqaruar qartësisht në nenin 238 të draftit të  Ministrisë së Drejtësisë.

      Konkretisht në nenin 238 të ligjit thuhet se:

      1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.
      2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.

    • 17:50

      ‘Edi Rama i ke thënë burgut hapu’/ Ndëshkimet për memet në rrjet, “shpërthejnë” reagimet nga ‘PROFESIONISTËT’: Re brenda më këmbët e tua

      Një paketë ndryshimesh është depozituar në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet dhe materialet që shpërndahen në rrjet (lexo këtu).

      Përballë këtyre ndryshimeve, nuk kanë munguar reagimet nga faqet e memeve në vend, të cilat kanë ironizuar propozimin e bërë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. “Brryli Broadway” ka krijuar “memet e fundit”, duke nënkuptuar me shpoti se një prej “kriminelëve” është edhe kryeministri Edi Rama, i cili disa herë i ka shpërndarë montazhet e faqet.

    • 17:08

      Memexhiu më i madh në qarkullim, Edi Rama, njeriu që do të ndalojë montazhet! Si i përdori për kundërshtarët politikë dhe dashuria për ‘Brrylin’

      S’ka më meme! Ndryshimet e reja që priten të miratohen në Kodin Penal do të penalizojnë me gjoba të majme dhe me burg të gjithë ata që i prodhojnë por dhe ata që i shpërndajnë. Megjithatë diçka nuk është e sqaruar…po kryeministri Edi Rama do të dënohet? Prej kohësh, tanimë Rama e ka përqëndruar fushatën e tij në meme për kundërshtarin politik, kryedemokratin Lulzim Basha.

      Në Instagramin e tij ka pafund video të Bashës, teksa bën gabime në fjalimet e tij (e famshmja 7×7), apo inskenimin e famshëm të fushatës së vitit 2015, kur zyra e propagandës në Partisë Socialiste realizoi klipin e famshëm ku shfaqej Lulzim Basha duke fjetur në kolltukun e bashkisë, apo edhe në avion dhe montazhe pa fund.

       

       

      View this post on Instagram

       

      A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

      Ndër të preferuarit e Ramës, është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe presidenti Ilir Meta. Vjet të 4 personazhet ishin montuar në një video, të gjithë të veshur si elfa dhe në sfond kumbonte një këngë krishtlindjesh. 

      Po këto meme të shpërndara nga Rama a janë shkelje për ndryshimet e propozuara nga ministrja e tij, Etilda Gjonaj? A do të dënohet edhe kreu i qeverisë si të gjithë të tjetër për shpërndarje të materialeve “të rrezikshme” që mund të të shkaktojnë asgjë tjetër veçse të qeshurave? Ç’do ndodhë me të preferuarit e kryeministrit, faqen e njohur “Brryli Broadway” që i shpërndan herë pas herë në profilet e tij? Mesa duket shpejt do të fillojë një mënyrë e re kontrabande, ajo e memeve, si traktet dikur….

      “Shihi, qesh, dhe mos ia dorëzo armikut. Bëhuni gati!”

    • 14:21

      FOTOT/ Ndalimi i MEME-ve, skandali që po kalon pa bujë! SHBA bazoi fushatën në montazhe mes Trump&Biden… Rilindja kërkon heqjen para zgjedhjeve

      Qeveria Rama kërkon ndalimin me ligj të fotomontazheve që botohen pa lejen e personazhit që është temë e tyre. Meme-t, të njohura edhe në Shqipëri janë metoda më interaktive e humorit në rrjet. Interneti është një botë e mbushur me krijime nga më të ndryshmet, por teksa bota e përdor në funksion të zhvillimit të mendimit kritik, Shqipëria kërkon ta ndalojë. Arsyeja: Cënohet imazhi i personit të prekur.Neni 238 i Kodit të Ri Penal, i hartuar nga Etilda Gjonaj, bie ndesh me frymën e lirisë për tu shprehur dhe atë për të menduar. Një shembull e kemi në Amerikë. Shtetet e Bashkuara, e bazuan fushatën e tyre në talljen mes dy kandidatëve. Janë me mijëra meme në Twitter, që kanë në fokus dy kandidatët Joe Biden dhe Donald Trump, por asnjërit prej tyre nuk iu mor leje që do të bëheshin “meme”.

      As etiketë njoftuese nuk ka në asnjë nga memet për ta, sepse është e kuptueshme nga çdo njeri me aftësi për të vepruar, se bëhet fjalë për një meme, (mbivendosje, fotomontazh), dhe jo realitet. Ndërkohë që në Shqipëri, disa muaj para zgjedhjeve, maxhoranca kërkon të ndalojë prodhimin e tyre, dhe kërcënon me burg.

    • 14:04

      MEMET që ‘lënduan’ Etilda Gjonajn, nga u frymëzua ministrja e Drejtësisë për të vënë ‘burgun’ si dënim për krijuesit e foto-montazheve

      Gushti i para më shumë se një viti ishte i vështirë për Etilda Gjonajn. Ministrja e Drejtësisë u kryqëzua në rrjetet sociale, pasi u publikuan faturat ku shihej se kishte fjetur në një hotel me 5 yje, në një pagesë prej 700 euro. Pas publikimit të faturave, ministres nuk i hyri gjemb në kokë dhe skandali u mbyll rëndomë siç ndodh gjithnjë në Shqipëri. Ministrja bëri një sqarim për të qarë e për të qeshur, se fatura prej 700 euro nuk ishte vetëm për të, por për të gjithë stafin, pasi sipas saj, kur dilnin jashtë shtetit, ajo dhe vartësit flinin në një dhomë, për të kursyer paratë tona… Sot, kur ka kaluar më shumë se 1 vit që nga dalja e artikullit, ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kuvend ndryshimet në Kodin Penal, ku spikat neni 238, në të cilin parashikohet burgim për krijuesit e memeve që i botojnë ato pa lejen e personazheve në foto. Por nga u frymëzua Etilda Gjonaj? A janë këto meme, lëndimi që sjell sot një ligj, ndoshta nga më të veçantët në planet, që është ai i ndalimit të satirës dhe foto-montazheve online?

      Për më shumë mund të shihni fotogalerinë me memet më pikante të asaj kohe:

    Shto Koment