Politike

‘S’ka shanse të ndalohen me ligj’/ Basha i ashpër ndaj Ramës: Boll! Gjen kohë të merresh me to

Në një postim në rrjetet sociale, Kryedemokrati i është drejtuar ashpër Kryeministrit duke thënë se ky i fundit nuk nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë, por sipas tij merret me meme. 
Featured image of article: ‘S’ka shanse të ndalohen me ligj’/ Basha i ashpër ndaj Ramës: Boll! Gjen kohë të merresh me to Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar së fundmi në lidhje me ndryshimet e propozuara në Kodin Penal ku parashikohen dënime me burg dhe gjobë  për njerëzit që publikojnë ‘meme’.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryedemokrati i është drejtuar ashpër Kryeministrit duke thënë se ky i fundit nuk nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë, por sipas tij merret me meme.

Kreu i opozitës ka shtuar ndër të tjera se Rama në vend që të jap ndihmë financiare në këto ditë të vështira, përpiqet që t’u mbyll gojën kritikëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më!”- ka shkruar Basha.

Pak më parë, edhe Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me paketën me ndryshime që pritet të bëhen në Kodin Penal, në lidhje me memet. Duke e cilësuar draftin e publikuar si një material jozyrtar, Rama shkruan se memet nuk mund të ndalohen me ligj, duke theksuar se nuk ka asnjë shans që diçka e ngjashme të ndodhë.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment