Politike

Ndalohen disa protestues/ Dhjetëra qytetarë para Drejtorisë së Policisë (FOTO)

Pas protestës së opozitës, policia ka nisur shoqërimet e para. Kjo ka bërë që dhjetëra qytetarë të mblidhen pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e të ndaluarve.
Featured image of article: Ndalohen disa protestues/ Dhjetëra qytetarë para Drejtorisë së Policisë (FOTO)

Tiranë- Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme para Kryeministrisë dhe para Kuvendit të Shqipërisë policia ka filluar shoqërimin e disa prej protestuesve.

Kjo ka bërë që me dhjetëra qytetarë të grumbulohen para ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e të ndaluarve.

Disa qytetarë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Policia ka shoqëruar në komisariate edhe eksponentë të lartë të Partisë Demokrartike, siç është ish-deputeti Luan Baçi, njëherësh kryetar i PD-së së Fierit. (Lexo këtu)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. (Lexo këtu) Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment