Politike

Ndalimi i koalicioneve, Hajdari pro: Ne duhet të vëmë lëkurën tonë në elektorat, sa peshë kemi! Basha betohej se s’do bënte aleancë me LSI-në… sot qahet por pragu 5% është i lartë për ne

VIDEO
Rudina Hajdari u shpreh dukshëm pro këtij propozimi, duke shtuar se sipas saj, kandidatët duhet të matin lëkurën në elektorat. 

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka sqaruar sot se propozimi i saj për Reformën Zgjedhore, mbeten listat e hapura. Gjatë një konference të zhvilluar sot me gazetarët, ajo u pyet edhe për ndalimin e koalicioneve, si një nga 3 kërkesat e grupit të opozitës parlamentare. Hajdari u shpreh dukshëm pro këtij propozimi, duke shtuar se sipas saj, kandidatët duhet të matin lëkurën në elektorat.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Rudina Hajdarit me gazetarët: 

Rudina Hajdari: Koalicionet s’kanë qenë propozim i yni, as propozim konkret imi. E para, mendoj se ne si qytetarë të vendosim lëkurën tonë në elektorat. Sa peshë kemi, kush do të na votojë, dhe pse fshihemi pas një partie për të hyrë në Kuvend. Ka qenë një kërkesë që zoti Basha nuk e mbështeti në 2017. Ai u zotua se s’do të kishte koalicion me LSI-në, por edhe në 2017, ai i hoqi këto koalicione. Kam një video tjetër që t’ju rifreskoj kujtesën tuaj. Unë besoj tek koherenca politike. Qytetarët janë të lodhur nga qytetarë që mashtrojnë. (Hap videon e Bashës ku deklaron se nuk do të ketë koalicion me LSI-në). Kush është Baftjari sipas jush?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetari: Memorie kemi, edhe më shumë sesa mendoni ju.

Hajdari: Unë kam luftuar që nga fillimi për listat e hapura. Po e çoj para betejën. Nëse keni akuza të tilla, premtoni fakte. Këto janë premtime që janë bërë në 2017. Sot Basha qahet se po ikin koalicionet. Është një llogaritje e qartë e rotacionit dhe interesit të ngushtë. Prandaj për mua, unë s’dua të punoj as për familjen Rama, as për familjen Basha, as për Metën, dua të garoj. Unë s’dua të bëj asnjë koalicion me ta nesër. Sa për pragun mendoj se duhet të jetë 3%. Nëse se kalon dot një parti s’duhet të jetë. 5% është shumë i lartë. Unë s’mendoj se kemi kapacitetet e gjermanisë. Të negociojmë që ata prag ta ulim në 3%.

Konferenca e Hajdarit u zhvillua një ditë pasi Komisioni i Ligjeve me një seancë të beftë, e me një votim të dyshimtë hodhi poshtë marrëveshjen e 5 qershorit.  Maxhoranca ka mbështetur opozitën e re, për të votuar paketën me ndryshimet kushtetuese, ku miratohen 3 ndryshime të kundërshtuara nga opozita PD-LSI. E para, ndalimi i koalicioneve parazgjedhore, së dyti, listat e hapura dhe së treti pragu 5% për partitë e vogla. Drafti me ndryshime do të kalojë në Kuvend, ndërsa PS dhe kryeministri Edi Rama kanë dalë publikisht hapur këtij vendimi. Komisioneri Oliver Varhelyi ka kundërshtuar këtë akt, duke thënë se e vetmja marrëveshje që duhet të miratohet është ajo e 5-qershorit, ndërsa propozime të tjera, duhet të diskutohen më vonë, ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Rama i ka propozuar pazar, (njëri kryeministër, tjetri president) që të ndaloheshin koalicionet.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment