Politike

Ndalimi i ish-ushtarit të UÇK-së pas urdhrit nga Serbia/ Pjerin Ndreu: Ngjarje e shëmtuar, të hetohen përgjegjësit e këtij turpi

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, i cili e ka quajtur një ngjarje të shëmtuar dhe që duhet të hetohet.
Featured image of article: Ndalimi i ish-ushtarit të UÇK-së pas urdhrit nga Serbia/ Pjerin Ndreu: Ngjarje e shëmtuar, të hetohen përgjegjësit e këtij turpi Pjerin Ndreu dhe UÇK

LEZHË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka deklaruar se është një ngjarje e turpshme ndalimi i veteranit Murtez Kastratin në Tiranë, pas një urdhërarresti nga Serbia. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ndreu thekson se kjjo ngjarje duhet të hetohet dhe të merren masa për personat përgjegjës.

“Nëse një ish-pjesetar i UÇK është ndaluar me urdhër arresti nga Serbia, kjo është ngjarje e shëmtuar që duhet të hetohet dhe të penalizohen ata që janë përgjegjës për këtë turp”, shkruan Pjerin Ndreu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë Kryetari i Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, njoftoi se ish-luftëtari i UÇK-së Murtez Kastrati është ndaluar nga Policia Shqiptare, ndërsa kërkoi që Shqipëria ta lirojë menjeherë. Por ky lajm u mohua nga Policia Shqiptare, ndërsa erdhi edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ku mësohet se pas një bisede telefonike mes ministres Meliza Haradinaj-Stbulla dhe Gent Cakajt, ky i fundit ka sqaruar se Kastrati është ndaluar për verifikim dhe është liruar para dy orësh.

(J.V/Dosja.al)

Shto Koment