Rajoni

Ndalim i zyrtarëve serb në Kosovë, Daçiç i ashpër: Po planifikojnë Shqipërine e Madhe

Sipas tij, ky është një vendim i cili synon të bëjë një shkëputje të plotë ndërmjet serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shtetit të Serbisë.
Featured image of article: Ndalim i zyrtarëve serb në Kosovë, Daçiç i ashpër: Po planifikojnë Shqipërine e Madhe Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të  Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar pas vendimit të Kosovës se do u ndalojë hyrjen të gjithë zyrtarëve të Serbisë. Daçiç është shprehur se ky është një vendim që përgatit Shqipërinë e Madhe. Sipas tij, ky është një vendim i cili synon të bëjë një shkëputje të plotë ndërmjet serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shtetit të Serbisë.

Minsitri i Jashtëm Serb shton që një vendim i tillë nuk është i rastësishëm, pasi që vjen vetëm dy ditë pasi Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar një marrëveshje për të pasur një politikë të jashtme të përbashkët.

“E gjithë kjo është bërë vetëm dy ditë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me të cilën të dy palët do të kenë një politikë të jashtme të përbashkët. Kjo marrëveshje është një themel për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, shprehet ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendimin për t’ua ndaluar hyrjen e zyrtarëve serbë në Kosovë e ka marrë sot Ministria e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli. Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje, sipas së cilës dy shtetet do të kenë ambasada të përbashkëta në vendet e huaja.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment