Aktualitet

Ndalesa e radhës, AMT çon në Fier peticionin për rindërtimin e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar ndihmën e fierakëve për rindërtimin e Teatrit.
Featured image of article: Ndalesa e radhës, AMT çon në Fier peticionin për rindërtimin e Teatrit Mbledhja e firmave në Fier

Fier-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka çuar në Fier peticionin për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Mbledhja e firmave u bë para Teatrit Bylis, ku u mblodhën shumë qytetarë.  Të pranishëm në tubim ishin Edmond dhe Robert Budina, si dhe aktori Neritan Liçaj.

Gjithashtu tek Teatri shkuan edhe aktivistë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Fieri ishte ndalesa e radhës e AMT, pas më herët artistët e kanë çuar peticionin në Durrës, Lushnje, Shkodër, Burrel, Kukës Pogradec. Aktorët janë shprehur më herët, se lëvizja e tyre nuk ka qëllime politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment