Bota

Pezullohen përkohësisht provat e vaksinës së Oksfordit, sëmuret një nga pjesëmarrësit

Kjo është hera e dytë, raporton BBC, që ndalen provat e vaksinës së Oksfordit. Mendohet që ato do të rifillojnë pas disa ditësh.
Featured image of article: Pezullohen përkohësisht provat e vaksinës së Oksfordit, sëmuret një nga pjesëmarrësit Foto ilustruese

BRITANI E MADHE-  Provat klinike të vaksinës kundër COVID-19, nga kompania AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, janë ndalur. Kjo ka ndodhur për shkak se një nga pjesëmarrësit në eksperiment, është sëmurë.

Reagimi i tij ndaj vaksinës, ishte negativ, e për këtë arsye “AstraZeneca” tha se për momentin provat janë ndalur. Vaksina e Universitetit AstraZeneca-Oxford shihet si një konkurrent i fortë midis dhjetëra vaksinash që po zhvillohen në rang global.

Shpresat janë të mëdha se vaksina mund të jetë nga të parat që do të dalë në treg, pas testimit të suksesshëm të fazës së parë dhe të dytë.

Në prova të mëdha, sëmundjet do të ndodhin rastësisht, por duhet të rishikohen në mënyrë për ta kontrolluar me kujdes.”- u shpreh një zëdhënës i Universitetit të Oksfordit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është hera e dytë, raporton BBC, që ndalen provat e vaksinës së Oksfordit. Mendohet që ato do të rifillojnë pas disa ditësh.

Një ditë më parë 9 kompanitë që janë në garë për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit, u zotuan se do të prodhojnë një vaksinë efektive dhe të sigurtë, pavarësisht presioneve që vijnë nga jashtë, për ta prodhuar atë në kohë rekord.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment