Showbiz

Ndahet nga Romeo Veshaj? Jonida Maliqi e pranon vetë: Ky Shën Valentin më gjen single!

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila i ka pranuar modeles Kleoniki Deliorgji që këtë vit festën e "Shën Valentinit" do ta kalojë e vetme.
Featured image of article: Ndahet nga Romeo Veshaj? Jonida Maliqi e pranon vetë: Ky Shën Valentin më gjen single! Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

TIRANË– Romanca mes Jonida Maliqit dhe aktorit Romeo Veshajt duket se ka marrë fund! Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila i ka pranuar modeles Kleoniki Deliorgji që këtë vit festën e “Shën Valentinit” do ta kalojë e vetme.

Në episodin e kësaj të shtune në emisionin ‘Jonida’s room’, Jonida i tregoi modeles se nuk i pëlqente festa, aq më tepër që këtë vit do ta kalonte e vetme.

“Mua smë pëlqen shumë kjo festë sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single,”- u shpreh Jonida Maliqi, teksa Kleoniki Delijorgji konfirmoi gjithashtu se edhe atë vetë ky Shën Valentin e gjen single.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Romeo dhe Jonida kanë shprehur hapur lidhjen e tyre para disa muajsh, ku ata janë parë së bashku duke postuar në rrjetet e tyre sociale nga jeta e tyre private ku shfaqen gjithmonë krah njëri-tjetrit të lumtur. Por mesa duket romanca mes tyre nuk ka zgjatur. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment