Aktualitet

Ndahet nga jeta profesor Jorgji Gjinari, Meta vlerëson kontributin e tij: Do kujtohet si hartuesi kryesor i “Atlasit dialektologjik të gjuhës shqipe”

Profesor Jorgji Gjinari është ndarë nga jeta ditën e sotme. Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar kontributin e tij për gjuhën shqipe, teksa i shprehur ngushëllime familjarëve.
Featured image of article: Ndahet nga jeta profesor Jorgji Gjinari, Meta vlerëson kontributin e tij: Do kujtohet si hartuesi kryesor i “Atlasit dialektologjik të gjuhës shqipe” Ilir Meta dhe Jorgji Gjinari

TIRANË -Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, Prof. Dr. Jorgji Gjinari . Ky i fundit ishte një ndër gjuhëtarët e parë të shkolluar në Shqipëri. Fusha kryesore e punës së tij, ka qenë dialektologjia, hartimi i punimeve përshkruese për dialektet, vështrimet përgjithësuese për dukuri të veçanta dialektore dhe për strukturat gjuhësore të dialekteve.

Presidenti Ilir Meta ndërkohë i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të profesorit. Kreu i Shtetit ka vlerësuar kontributin e Gjinarit për gjuhën shqipe, ku thekson punën e tij për hartimin e “Atlasit Dialektologjik të gjuhës shqipe”.

Reagimi i Metës

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më trishtoi lajmi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtar dhe dialektolog i shquar, i cili gjithë jetën ja dedikoi hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqipe, brenda e jashtë kufijve të vendit, duke ndërmarrë një varg ekspeditash nga Jugu në Veri, po ashtu në Kosovë dhe te ngulimet arbëreshe të Italisë, me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës, një ndër elementët më përbashkues të shqiptarëve kudo ndodhen. Prof. Dr. Gjinari do kujtohet përherë me mirënjohje edhe si drejtuesi i punës dhe hartuesi kryesor për një nga veprat përgjithësuese madhore të gjuhësisë shqiptare, “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”. Ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Gjinari, bashkëpunëtorëve e kolegëve të tij, në veçanti komunitetit të gjuhëtarëve, për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme!

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment