Kulture

Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”/ Kush ishte korçari që inspiroi filmin emblemë të fëmijërisë

Konstandin Ropi mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi i u vranë prindërit nga forcat gjermane që kishin pushtuar vendin, dhe ai për të shpëtuar doli në mal bashkë me partizanët që në moshën 12-vjeçare.
Featured image of article: Ndahet nga jeta “Partizani i vogël Velo”/ Kush ishte korçari që inspiroi filmin emblemë të fëmijërisë Konstandin Ropi

KORÇË– Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Konstandin Ropi, personazhi nga i cili është bazuar subjekti i filmit “Partizani i vogël Velo”. Ai do të varroset sot në qytetin e Korçës në orën 14.00.

Ropi mbeti jetim që në moshë të vogël, pasi i u vranë prindërit nga forcat gjermane që kishin pushtuar vendin, dhe ai për të shpëtuar doli në mal bashkë me partizanët që në moshën 12-vjeçare. Historia e tij frymëzoi një film të Kinostudios “Shqipëria e Re”.

Pas Çlirimit, Ropi studioi kontabilitet dhe më pas u nis për në Bashkimin Sovietik në shkollat ushtarake. Për përfundimit të shkollës, “Velo” shkoi me shërbim në Durrës ku shërbeu për shumë vite dhe më pas kur doli në pension, u kthye në Korçë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Konstandin Ropi kishte në zotërim një arsenal dekoratash të marra për veprimtarinë e tij në luftë, si: medaljen e trimërisë, medaljen e flamurit, ndërsa në Moskë është dekoruar nga ish-presidenti rus Boris Jelcin me dekoratën e luftëtarit kundër Nazizmit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment