Bota

Ndahet nga jeta në moshën 40 vjeçare moderatorja e ‘Le Iene’, beteja me kancerin

Vdes në moshën 40-vjeçar Nadia Toffa, moderatorja e njohur italiane, drejtuesja e “Le Iene”.
Featured image of article: Ndahet nga jeta në moshën 40 vjeçare moderatorja e ‘Le Iene’, beteja me kancerin Nadia Toffa

Itali- Ndahet nga jeta Nadia Toffa, moderatorja e njohur italiane. Ajo drejtonte programin shumë të njohur në Itali “Le Iene”. Toffa ndërroi jetë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Lajmi bëhet i ditur nga redaksia e “Le Iene” me një postim prekës në Facebook: “Ke luftuar me kokën lart, me buzëqeshje, me dinjitet dhe duke shpërfaqur të gjithë forcën tënde, deri në fund, deri më sot”.

Prej dy vitesh ajo luftonte me kancerin, madje kishte kryer edhe disa operacione.

“Si pasojë e një sëmundjeje dhjetorin e shkuar (ishte viti 2017) u operova në urgjencë.  Më pas bëra kimioterapi dhe radioterapi. Dukej gjithçka e përfunduar, por në mars, gjatë një kontrolli, erdhi lajmi i keq. Kanceri ishte rikthyer dhe më operuan sërish”., tregonte ajo për sëmundjen.

Nadia Toffa

J.V/Dosja.al

Shto Koment