Showbiz

Ndahet nga jeta këngëtarja e madhe italiane “Pantera e Goros”

Këngëtarja e madhe italiane, Milva, e quajtur ndryshe si “Pantera e Goros” ka ndërruar jetë në moshën 81 v-vjeçare në shtëpinë e saj në Milano.
Featured image of article: Ndahet nga jeta këngëtarja e madhe italiane “Pantera e Goros” Pantera e Goros

ITALI– Lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta tw kwngwtares italiane Maria Ilva Biolcati e njohur me pseodonimin Pantera e Goros është konfirmuar për agjencinë “ANSA” nga vajza e artistes, Martina Corgnati. Ajo ka treguar se e ëma kishte pak kohë që vuante nga një sëmundje dhe fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte betejën me të. Gjithashtu e bija ka shpjeguar se familja po merret me organizimin e ceremonisë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit Milva-s.

Milva, pseudonimi i Maria Ilva Biolcati, lindi më 17 korrik 1939, interpretuese historike e këngës italiane, ajo gëzoi suksesin botëror duke marrë pëlqimin e veçantë, si dhe në Itali, gjithashtu në Gjermani. Ajo publikoi albume të shumta në Francë, Japoni, Greqi, Spanjë dhe Amerikën e Jugut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(o.l./dosja.al)

Shto Koment