Sport

Ndahet nga jeta Florian Shkreta, FSHF humb një nga bashkëpunëtorët e saj

Ai punoi për 3 vjet si koordinator i projektit "Grow", duke bërë të mundur implementimin me sukses në shumë shkolla të kryeqytetit. Janë të panumërta aktivitetet për promovimin e futbollit të fëmijëve ku Flori ishte protagonist
Featured image of article: Ndahet nga jeta Florian Shkreta, FSHF humb një nga bashkëpunëtorët e saj
Përditësuar:

TIRANE – Ndahet nga jeta një prej punonjëve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe lajmin e jep vetë kreu i këtij institucione, Armand Duka. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se Florian Shkreta është ndarë nga jeta. Nuk mungojnë ngushëllimet për familjarët e Shkretës, i cili kishte një sëmundje të rëndë dhe ditën e sotme e humbi betejën më të rëndësishme.

“Shumë i pikëlluar për lajmin e ndarjes nga jeta të Florian Shkretës. Flori ishte një nga bashkëpunëtorët më të vyer të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin “Grow” për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.

Një njeri i përkushtuar, serioz në punë e që ka dhënë një kontribut të çmuar për fëmijët, të cilët ai i donte aq shumë. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këto çaste. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta na ka trishtuar shumë. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkreta dhe të afërmve të tij. Familja jonë e futbollit do ta kujtojë gjithmonë me respekt e nderim Florianin. Qoftë i paharruar kujtimi yt,”- shkruan Duka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Florian Shkreta e kishte nisur punën në FSHF vite më parë si koordinator i projektit “Grow” për Tiranën dhe më vonë si specialist i sektorit të futbollit amator në Zyrën Rajonale Tiranë. Ai punoi për 3 vjet si koordinator i projektit, duke bërë të mundur implementimin me sukses në shumë shkolla të kryeqytetit. Janë të panumërta aktivitetet për promovimin e futbollit të fëmijëve ku Flori ishte protagonist, njofton zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment