Kulture

Ndahet nga jeta Arqipeshkvi i Bostonit dhe i Dioqezës Shqiptare, Nikon

Nikon u emërua Peshkop i Bostonit në Asamblenë e Dioqezës Shqiptare më 10 tetor 2003 dhe Sinodi i Shenjtë e zgjodhi Peshkop të Bostonit më 22 tetor 2003.
Featured image of article: Ndahet nga jeta Arqipeshkvi i Bostonit dhe i Dioqezës Shqiptare, Nikon Nikon

SHBA- Arqipeshkvi i Bostonit dhe i Dioqezës Shqiptare,  hirësia e tij Nikon, u nda nga jeta më 1 shtator 2019.

Lindur më 1945 në Nju Jork, Arqipeshkvi Nikon u diplomua në Seminarin e Shën Vladimirit në 1966 dhe filloi punën si prift vetëm tre vite më vonë.

Ai ka shërbyer në kishën e Shën Nikollait në Sauthbrixh të Masaçusetsit si dhe në kishën e Shën Thomait në Farmington Hills të Miçiganit. Në maj 2002, Arqipeshkvi Nikon u shugurua Peshkop i Baltimorës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai u emërua Peshkop i Bostonit në Asamblenë e Dioqezës Shqiptare më 10 tetor 2003 dhe Sinodi i Shenjtë e zgjodhi Peshkop të Bostonit më 22 tetor 2003. Ai u rrit në rangun e arqipeshkvit më 9 maj 2012.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment