Showbiz

VIDEO+FOTO/ Ndahen Kejvina Kthella dhe Seven Saraqi, dyshja i japin fund bashkëjetesës në vilën luksoze, ish-velina e zhgënjyer: E urrej që bëra kaq shumë për ty dhe e ndjeva

FOTO
Në videon që ka publikuar në Instastory, Kthella dëgjohet duke kënduar këngën e këngëtarit latin, Lunay "Soltera", dhe nëpërmjet buzëve ish-velina pohon se të jesh beqare është tashmë në modë. 
Featured image of article: VIDEO+FOTO/ Ndahen Kejvina Kthella dhe Seven Saraqi, dyshja i japin fund bashkëjetesës në vilën luksoze, ish-velina e zhgënjyer: E urrej që bëra kaq shumë për ty dhe e ndjeva Kejvina Kthella dhe Seven Saraqi
Përditësuar:

TIRANË– Ish-velina Kejvina Kthella ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se tashmë është single dhe i ka dhënë fund marrëdhënies së shumëpërfolur me reperin Seven Saraqi.

Në videon që ka publikuar në Instastory, Kthella dëgjohet duke kënduar këngën e këngëtarit latin, Lunay “Soltera”, dhe nëpërmjet buzëve ish-velina pohon se të jesh beqare është tashmë në modë. 

Pas kësaj videoje, ajo që e përforcon më shumë faktin që dyshja e njohur janë ndarë, janë edhe vetë statuset e Kejvinës. 

E urrej të krijoj afrimitet me njerëzit në këto kohë, gjithmonë pendohem që bëra kaq shumë për ta, u kujdesa dhe ndjeva shumë,”– shkruan në një postim Kejvina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga Kejvina

Motër, kushtoju vëmendje shenjave, ndonjëherë gjërat janë vërtet ashtu siç duken,”– shkruan në një tjetër status Kejvina Kthella.

Foto e publikuar nga Kejvina

Vallë ç’të ketë bërë reperi Saraqi që e ka mërzitur kaq shumë ish-velinën? Vetëm pak kohë më parë dyshja nisën bashkëjetesën. Pikërisht gjatë periudhës së karantinimit, Kejvina dhe reperi Seven u zhvendsoën në vilën e këtij të fundit në Los Angelos dhe nga aty bënin postime të shumta, bashkë, ose të ndarë por nga të njëjtat vende. 

Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk pranoi asgjë publikisht, shumë detaje i kanë nxjerrë zbuluar.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “VIDEO+FOTO/ Ndahen Kejvina Kthella dhe Seven Saraqi, dyshja i japin fund bashkëjetesës në vilën luksoze, ish-velina e zhgënjyer: E urrej që bëra kaq shumë për ty dhe e ndjeva

Shto Koment