SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
SHBA- Ministrat e jashtëm të NATO-s u zotuan të premten të punojnë për të garantuaar evakuim të sigurt nga Afganistani të qytetarëve të tyre dhe afganëve që konsiderohen të rrezikuar pas marrjes së vendit nga talebanët, duke u përqëndruar në përmirësimin e operacioneve në aeroportin e Kabulit së pari.
Të gjendur përballë kaosit të vazhdueshëm në kryeqytet dhe rrugët e daljes, shumë nga 30 vendet aleate ngritën “nevojën për të punuar më shumë për të gjetur mënyra për të futur më shumë njerëz në aeroport, pastaj për të procesuar dokumentacionin dhe më pas nisja me aeroplanë,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg.
Ai e cilësoi këtë një “sfidë shumë, shumë, shumë të madhe”. Shumë shpesh gjatë orëve dhe ditëve të fundit, aeroplanët nga vendet e NATO-s kanë qenë në gjendje të shkojnë në Kabul, por janë detyruar të kthehen bosh ose thuajse bosh.
Belgjika, për shembull, dërgoi dy avionë të mëdhenj C-130 në Kabul, por nga rreth 500 persona që ishin thirrur për të hipur në bord, vetëm “rreth 20 ishin me fat” për të ikur me aeroplanin e parë, tha ministrja e jashtme Sophie Wilmes. Një aeroplan i dytë u detyrua të kthehej bosh në Pakistanin fqinj, pasi udhëtarët e caktuar nuk mund të hynin në aeroport.
“Ka kontrolle shumë të rrepta të talibanëve si dhe të amerikanëve,” tha zonja Wilmes.
Ajo bashkoi zërin me disa aleatë të tjerë për t’u bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të sigurojnë aeroportin e Kabulit për aq kohë sa duhet, edhe nëse kjo vazhdon më gjatë se momenti i evakuimit të të gjithë shtetasve amerikanë.
Në një deklaratë të NATO -s të premten thuhej se “për sa kohë që operacionet e evakuimit vazhdojnë, ne do të ruajmë bashkëpunimin tonë të ngushtë operacional përmes mjeteve ushtarake të Aleancës” në aeroport.
Ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles tha se ajo tashmë kishte marrë garanci të tilla.
“Ata (Shtetet e Bashkuara) na kanë siguruar që nuk do të tërhiqen nga aeroporti derisa personi i fundit që kërkon evakuim të jetë jashtë vendit,” tha ajo për radion publike spanjolle RNE.
Zoti Stoltenberg këmbënguli gjithashtu se talebanët duhet t’i lejojnë kalim të lirë çdo afgani që dëshiron të largohet nga vendi.
Përveç sfidës së menjëhershme, ministrat e jashtëm të NATO -s këmbëngulën që talebanët duhet të japin garanci që Afganistani të mos kthehet në vatër terrorizmi.
“Ne nuk do të lejojmë që terroristët të na kërcënojnë përsëri nga Afganistani,” tha zoti Stoltenberg, duke kujtuar se angazhimi i NATO-s në këtë vend e kishte zanafillën në sulmet e 11 Shtatorit në SHBA në 2001.
VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA- 10 të vdekur dhe qindra të lënduar, ky është bilanci i përmbytjeve katastrofike në Tennessee të SHBA-së. The Guardian shkruan se shirat e shumtë të ditës ...
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është shprehur se të gjithë duhet të jenë vigjilentë në këto momente. BBC shkruan se Guterres duke fol...
ANGLI- Britania e Madhe do të ofrojë bërjen e testeve të anti-trupave të Covid-19 që nga java e ardhshme. Sky News shkruan se që nga dita e martë, qytetarët në ...
KOSOVË– Aeroplanët e linjave të ndryshme janë sulmuar me rreze laseri në Lipjan duke rrezikuar sigurinë e aviacionit civil të Kosovës. Kështu ka bërë...
AFGANISTAN- Kaos në Kabul, ku talebanët kanë marrë kontrollin e gjithçkaje, ndërsa perëndimi lufton të evakuojë qytetarët e tij. 7 civilë afganë kanë vde...
EVROPË- Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), ka deklaruar sot se nuk dihet ende nëse është e domosdoshme një dozë e tretë e vaksinës kundër COVID19 dhe vari...
AFGANISTAN- Një grua afgane ka lindur në bordin e një avioni evakuimi amerikan në Gjermani. Lajmi është dhënë nga Komanda e Lëvizjes Ajrore të SHBA, ku bëhet me...
GJERMANI– Dhjetëra afganë që po evakuohen nga SHBA janë dërguar në bazën ajrore ushtarake Ramstein në Gjermani. Ky është një nga operacionet më të mëdha të orga...
AFGANISTAN– Qytetarët afganë vijojnë tentativat e tyre për t’u larguar nga vendi dhe për t’i shpëtuar talebanëve. Mëngjesin e sotëm, një turmë qytetarësh ...
Mes kritikave të forta për tërheqjen kaotike nga Afganistani, Presidenti Joe Biden foli për shtimin e përpjekjeve të evakuimit për amerikanët, si dhe mijëra afg...