Bota

Takim i jashtëzakonshëm i NATO-s pas shkallëzimit të situatës në Idlib

Në sulmet ajrore sirianë në Idlib janë vrarë 33 ushtarë turq të enjten. Presidenti turk, Erdogan kundërpërgjigjet me bombardime ndaj pozicioneve siriane dhe kërkon nga NATO mbështetje.
Featured image of article: Takim i jashtëzakonshëm i NATO-s pas shkallëzimit të situatës në Idlib Foto ilustruese

Pas shkallëzimit të situatës mes Turqisë dhe Sirisë, të premten Këshilli i Atlantikut Verior i NATO-s mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm të premten (28.02). Turqia ka kërkuar këtë takim, duke aktivizuar nenin 4 të marrëveshjeve të NATO-s, bëhet e ditur nga NATO. Neni 4 parashikon që çdo vend aleat mund të kërkojë konsultime, nëse sipas tij, “paprekshmëria e rajonit, pavarësia politike dhe siguria e njërës prej palëve është e kërcënuar”.

Sulme ndaj të “gjitha objektivave të regjimit”

Këshilli i Atlantikut Verior është instanca më e lartë vendimmarrëse e NATO-s. Ai takohet si rregull një herë në javë në nivel ambasadorësh dhe çdo gjashtë muaj në nivel të ministrave të Jashtëm e të Mbrojtjes- Që nga themelimi i NATO-s në vitin 1949, është hera e gjashtë që kërkohet aktivizimi i nenit 4.

Të enjten në mbrëmje në një sulm me ajror në Idlib, në rajonin verior sirian janë vrarë 33 ushtarë turq dhe janë plagosur 36 të tjerë. Ankaraja ka bërë përgjegjëse për këtë regjimin sirian dhe është kundërpërgjigjur me sulme ajrore. “Të gjitha objektivat e regjimit” në Damask do të sulmohen me forcat ajrore dhe tokësire, thuhet zyrtarisht nga Ankaraja. Qendra Siriane e Vëzhgimit për të Drejtat e Njeriut është shprehur, se avionë luftarakë sirianë kishin bombarduar një konvoj të ushtarëve në jug të qytetit të rëndësishëm strategjik, Sarakeb. Ky u rimor së fundmi nga milicët e lidhur me Turqinë. Suksesi i ofensivës veçse mund të jetë i shkurtër, sepse trupat qeveritare në të njëjtën kohë kanë marrë pjesë të tjera të provincës, ku zhvillohen luftime.

Presidenti turk u konsultua në një takim krize dy orë me këshilltarët më të ngushtë. Në një deklaratë të mëvonshme, Siria u kërcënua me shpagim masiv. Trupat turke në orët e para të së premtes kanë sulmuar masivisht objektiva të regjimit sirian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

AKP kërcënon me hapjen e kufijve

Zëdhënësi i partisë qeverisëse të Erdoganit, AKP, Ömer Celik sipas agjencisë Anadolu ka kërcënuar se do të hapë kufijtë e vendit për miliona refugjatë në vend, që të vijnë në Europën Perëndimore. “Politika jonë e refugjatëve është e njëjta, por ne kemi një situatë të re. Nuk mund t’i mbajmë më refugjatët”, tha Celik. Në mediat sociale qarkullojnë zëra, se kufijtë ndërkohë janë hapur.

Sekretari i Përgjithshëm i OK-së, Antonio Guterres, SHBA dhe aleatë të tjerë kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në kuadër të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Senatori amerikan me influencë, Lindsay Graham për shkak të situatës në Idlib kërkoi një zonë të ndalimit të fluturimit. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme amerikane, thuhet se Uashingtoni qëndron krah aleatit të NATO-s, Turqi dhe kërkoi ndalimin e mënjehershëm të ofensivës së regjimit të Asadit, Rusisë, dhe forcave të mbështetura nga Irani. Po shikohen mundësitë, se si mund t’i ndihmohet Ankarasë. Idlibi është bastioni i fundit në duar të rebelëve. Turqia mbështet në këtë konflikt rebelët islamistë. Për këtë rajon është nënshkruar një marrëveshje armëpushimi në Moskë 2018, si pasojë Ankaraja ngriti 12 pika vëzhgimi në Idlib. Në dhjetor forcat siriane me mbështetjen ruse filluan një ofensivë dukee përparuar javët e fundit. Erdogan zhvendosi trupat turke në veriun e Sirisë dhe kërcënoi me ndërhyrje ushtarake në rast se ushtria siriane nuk tërhiqet. Në rajon më shumë se 1 milionë vetë kanë marrë arratinë.

Marrë nga DW

Etiketa:

Shto Koment