Aktualitet

Natasha Mulajt i mbaron afati, KPA zgjedh Albana Shtyllën si kryetare të re

Në njoftim zyrtar të publikuar në faqen zyrtare, KPA bën me dije se pas votimit të fshehtë është vendosur që kryetarja e re të jetë Albana Shtylla. 
Featured image of article: Natasha Mulajt i mbaron afati, KPA zgjedh Albana Shtyllën si kryetare të re Anëtarët e trupës gjykuese të KPA, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit është mbledhur sot për të zgjedhur kryetarin e ri për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023, pasi mandati i Natasha Mulajt është drejt fundit.

Në njoftim zyrtar të publikuar në faqen zyrtare, KPA bën me dije se pas votimit të fshehtë është vendosur që kryetarja e re të jetë Albana Shtylla. 

Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njoftimi i plotë 

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, sot, më datë 30.06.2020, ora 11:00, u zhvillua seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për periudhën 26.07.2020 – 26.07.2023. Pas votimit të fshehtë që u zhvillua në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Albana Shtylla. Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 12, datë 30.06.2020. Zonja Albana Shtylla do të fillojë ushtrimin e detyrës së kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 26.07.2020, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, znj. Natasha Mulaj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment