Kulture

Nata finale e Eurovision 2019/ Surprizat e performancave dhe detajet që na presin sot nga skena e Tel Aviv

  • Pak orë para finales së Eurovision/ Mediat izraelite raportojnë: Madonna nuk do të këndojë live
  • Eurovision 2019/ Si të votoni Jonida Maliqin, kodi sipas vendit ku jetoni
  • BBC shkrim për Jonida Maliqin: Ky është misteri që e përfaqëson në finalen e madhe të Eurovision
  • Hollanda fiton Eurovision 2019, Shqipëria renditet e 18-ta
  • Mes këmbanash kishe e maskuar si një pirate, Madonna i vë flakën skenës në Tel Aviv
  • Nata e madhe e Eurovision 2019 nis pas pak. 26 vende do të performojnë në skenën që mirëpret festivalin e muzikës europiane për herë të tretë. Viti i parë që Eurovision është mbajtur në Tel Aviv ishte më 1979, viti i dytë më 1999 dhe këtë mbrëmje viti i tretë.
    Featured image of article: Nata finale e Eurovision 2019/ Surprizat e performancave dhe detajet që na presin sot nga skena e Tel Aviv Skena e Eurovision Tel Aviv.

    IZRAEL- Një natë pasi, Jonida Maliqi u ngjit në skenën magjike me performancën e saj dhe interpretimin dinjitoz në Tel Aviv, ku “Ktheju tokës” u shpall finaliste, emocionet kanë filuar të ndihen, pasi vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e Eurovsion 2019.

    Kënga përfaqësuese e Shqipërisë ka shpërthyer në gjuhën shqipe, muzikën e gjallë dhe plot emocion. (Lexo këtu)

    Kjo natë do të ketë disa momente kulmore. Organizatorët e festivalit kanë ftuar të performojë dhe mbretëreshën e pop-it, Madonna, e cila ka nisur përgatitjet në skenën e madhe. Ndërkohë në skenë do të rikthehet edhe Conchita që do të performjë këngën “Heroes” të Måns Zelmerlöw, i cili çoi kupën në Suedi në vitin 2015.

    Måns do të performojë performoi “Fuego” të Eleni Foureirës, që zuri vendin e dytë vjet. Ndërsa Eleni do të ndezë skenën me “Dancing Lasha Tumbai” të Verka Serduchka. Verka do të përmbyll këtë segment me këngën fituese të Izraelit, “Toy.”

    Skena e Eurovison, Expo Tel Aviv.

    Në natën finale, Shqipëria do të konkurrojë e dyta në rradhë, menjëherë pas Maltës, e cila do të çelë finalen e festivalit në Tel Aviv.

    Sipas renditjes, ja si do të perfromojnë shtetet finaliste.

    Malta – Michela me Chameleon

    Shqipëria – Jonida Maliqi me Ktheju tokës

    Czech Republic – Lake Malawi me Friend of a Friend

    Germany – S!sters me Sister

    Russia – Sergey Lazarev me Scream

    Denmark – Leonora  me Love Is Forever

    San Marino – Serhat me Say Na Na Na

    North Macedonia – Tamara Todevska  me Proud

    Sweden – John Lundvik me Too Late For Love

    Slovenia – Zala Kralj & Gašper Šantl me Sebi

    Cyprus – Tamta me Replay

    The Netherlands – Duncan Laurence me Arcade

    Greece – Katerine Duska me Better Love

    Israel – Kobi Marimi me Home

    Norway – KEiiNO me Spirit In The Sky

    United Kingdom – Michael Rice me Bigger Than Us

    Iceland – Hatari me Hatrið mun sigra

    Estonia – Victor Crone me Storm

    Belarus – ZENA me Like It

    Azerbaijan – Chingiz me Truth

    France – Bilal Hassani me Roi

    Italy – Mahmood me Soldi

    Serbia – Nevena Božović me Kruna

    Switzerland – Luca Hänni me She Got Me

    Australia – Kate Miller-Heidke me Zero Gravity

    Spain – Miki me La Venda

    Spektakli do të mbahet këtë mbrëmje më 18 maj, në orën 21:00 dhe si gjithmonë, do të sillet publikun shqiptar në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Për të parë Live Eurovision 2019 në Youtube klikoni këtu

    L.K/Dosja.al

    Shto Koment