Bota

Nata e tretë në spital/ Boris Johnson përmirësohet ndjeshëm, gjendja ‘delikate’ e të fejuarës së tij

Johnson ka folur me mjekët edhe për gjendjen e Symonds, e cila pret fëmijën e saj të parë, edhe pse aktualisht ndodhet e iluzoluar në shtëpi pasi edhe ajo është e infektuar nga koronavirusi.
Featured image of article: Nata e tretë në spital/ Boris Johnson përmirësohet ndjeshëm, gjendja ‘delikate’ e të fejuarës së tij Boris Johnson dhe Carrie Symonds

LONDON– Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është duke u përmirësuar, dhe madje ka qënë në gjendje që të flasë më të fejuarën e tij shtatzënë, Carrie Symonds. Edhe pse Johnson është ende në terapi intensive, sërish mundet që të diskutojë me mjekët, madje ka bërë edhe telefonatat e para.

Johnson ka folur me mjekët edhe për gjendjen e Symonds, e cila pret fëmijën e saj të parë, edhe pse aktualisht ndodhet e iluzoluar në shtëpi pasi edhe ajo është e infektuar nga koronavirusi.

E fejuara e Johnson e ka të ndaluar që të shohë si kryeministrin, edhe nënën e saj, e cila është mbi 70 vjeç dhe rrezikohet nga koronavirusi. E vetmja rrugë që i ka mbetur është që të qëndrojë e izoluar në shtëpinë e tyre në jug të Londrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i qeverisë britanike, u infektua nga koronavirusi disa ditë më parë, por u shtrua me urgjencë në spital pasi nuk mbushej me frymë. Pasi mjekët i dhanë oksigjen, i bënë edhe analizat, të cilat treguan se fatmirësisht Johnson nuk kishte pneumoni.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment