Kuriozitete

Sinjale magnetike në mesnatë, satelitët e Nasës bëjnë zbulimin shokues në Mars

Magnometri i ngjitur në pjesën e jashtme të satelitëve, ka kapur disa sinjale pulsuese magnetike të pazakonta, të cilat ndodhin gjatë mesnatës në planetin e kuq.
Featured image of article: Sinjale magnetike në mesnatë, satelitët e Nasës bëjnë zbulimin shokues në Mars
Përditësuar:

NASA- Satelitët robotikë eksplorues të Nasës, të cilët gjenden në sipërfaqen e planetit Mars, kanë zbuluar diçka të çuditshme, duke i lënë shkencëtarët pa fjalë.

Magnometri i ngjitur në pjesën e jashtëme të satelitëve, ka kapur disa sinjale pulsuese magnetike të pazakonta, të cilat ndodhin gjatë mesnatës në planetin e kuq.

Shpërthimet e çuditshme magnetike energjitike, mendohet se do t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë përbërjen e planetit Mars, dhe të analizojnë më qartë evolimin e historikut të tij.

Që në nëntorin e vitit të kaluar, kapsula robotike e ulur në sipërfaqen e Marsit, ka mundur të kapë sinjale të ndryshme, si edhe të regjistrojë disa tërmete të rëna në Mars.

Burimi:National Geographic

E.C/Dosja.al

Shto Koment