Kuriozitete

Nasa/ Ngrohja globale nuk ka lidhje me aktivitetin njerëzor!

Në debatin mbi ngrohjen globale është thënë se nuk ka lidhje me shkencën dhe me asgjë tjetër të ngjashme, por ajo është një mënyrë për të imponuar kontrroll ekonomik dhe politik tek masat.
Featured image of article: Nasa/ Ngrohja globale nuk ka lidhje me aktivitetin njerëzor!

Amerikë – Kohët e fundit Nasa ka bërë një deklaratë ku pohon se ndryshimet klimatike që ndodhin në tokë kanë si shkaktarë ndryshimet e ndodhura në sistemin tonë diellor, dhe në orbitat e tokës.

Nasa është administrata kombëtare hapësinore Amerikane, e cila në vitin 1958 filloi të studionte dhe të vëzhgonte ndryshimet atmosferike që sillte orbitimi solar i tokës, kompania aeronautike ka deklaruar se dielli, dhe ndryshimet në orbitat e tokës janë shkaktarë për ngorhjen globale.

Ajo hedh poshtë hipotezat e ngritura për shumë kohë tashmë, të cilat akuzojnë qenien njerëzore për ndryshimet klimatike të ndodhura vitet e fundit në planetin tonë.

Nasa thotë se edhe nëse plastika nuk do të egzistonte dhe nuk do të ishte shpikur kurrë, sërish nuk do ta shmangnim dot ngorhjen globale dhe efektet që sjell ajo.

Në vitet 2000, Nasa publikoi teorinë klimatike të Milakonviç, e cila shpjegonte me fakte se ndryshimet klimaterike dhe ngrohja globale nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin njerëzor në tokë,  dhe se çdo gjë vinte si pasojë e dukurive jashtë planetare.

Milankoviç tregon se toka gjithmonë ka qenë duke kaluar ndryshime klimaterike, dhe se ngrohja globale nuk është aspak diçka e re.

Teorinë e Milankoviçit, e studiuan dhe e pranuan mjaft shkenctarë të rëndësishëm në botë, dhe përfundimi ishte i njëjtë për të gjithë ata, që faktori kryesor për ndryshimet klimatikje dhe ngrohjen globale është dielli. Në varësi të pozicionit të tokës në çdo kohë të dhënë, ndodhin dhe ndryshime drastike të kohës dhe të temperaturave në tokë.

Debati i ngrohjes globale nuk ka lidhje me shkencën dhe as me asgjë të ngjashme, por ajo është një mënyrë për të imponuar kontrroll ekonomik dhe politik tek masat. Gjithashtu debatet që akuzojnë njeriun për dëmet që po ndodhin në atmosferën tonë, sërish nuk kanë lidhje as me shkencën dhe as me faktet, por përdoren për synimin e vetëm për të përçarë njerëzit, dhe për t’i kthyer ata kundër njëri-tjetrit, pasi kështu është më e thjeshtë t’i kontrrollosh ata.

Burimi:NaturalNews

E.C/Dosja.al

Shto Koment