Bota

NASA kap me radarë asteroidin e rrallë, vlera e tij shkon deri në 10 trilion dollarë

Sipas një studimi nga Revista Planetary Science Journal, asteroidi është i përbërë nga hekuri dhe nikeli.
Featured image of article: NASA kap me radarë asteroidin e rrallë, vlera e tij shkon deri në 10 trilion dollarë Asteroidi Psikika

SHBA- Agjencia Amerikane e Hapsirës, NASA ka kapur me radarë një asteroidë të rrallë i quajtur Psikika, vlera e të cilit shkon deri në 10 trilion dollarë. Ai është parë duke “patrulluar” në mes të Jupiterit dhe Marsit.  Sipas një studimi nga Revista Planetary Science Journal, asteroidi është i përbërë nga hekuri dhe nikeli. Përbërja e tij është celsi për vlerën e tij marramendëse. Ai shtrihet nga një diametër  140 miljesh dhe është cilësuar si 70 mijë herë më i vlefshëm se ekonomia globale.

“Ne kemi parë meteoritë që janë kryesisht metale, por Psikika mund të jetë unike në atë që mund të jetë një asteroid që është bërë tërësisht prej hekuri dhe nikeli,” tha një shkencëtar planetar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas shkencëtarit, Tracy Becker asteroidi është bërthama e mbetur e një planeti i cili nuk u formua kurrë pasi u godit nga objekte të sistemit tonë diellor. Ai gjithashtu tha se asteroidi është 230 milion milje larg nga Toka.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment