
SHBA-Agjencia Amerikane Hapsinore (NASA) ka dhënë çmime për katër kompani që janë ofruar të mbledhin mostra hënore për 25 000 mijë dollarë si pjesë e një përpjekjeje nga agjencia për të krijuar një precedent për pronësinë dhe përdorimin e burimeve hapësinore.
Sipas mediave të huaja, NASA ka njoftuar ditën e sotme që i dha çmime ispace Europe, ispace Japan, Lunar Outpost dhe Masten Space System për mbledhjen e sasive të vogla të mostrave hënore. Kompanitë do të jenë përgjegjëse për misionin e fluturimit në Hënë dhe vërtetimin se ata e kanë mbledhur materialin përmes imazheve dhe të dhënave që do të dërgojnë. Më pas NASA do të marrë pronësinë materialet.
“Është mjaft e jashtëzakonshme që ne mund të blejmë regolit hënor nga katër kompani për një total prej 25 001 dollarësh”, tha Phil McAlister, kreu i këtij programi në NASA.
Sakaq, sipas mediave SHBA-ja dëshiron të krijojnë një precedent, sepse nuk ka konsensus ndërkombëtar për të drejtat e pronës jashtë planetit Tokë. Fuqitë hapësinore rivale Rusia dhe Kina duan të njëjtën gjë.
Nga traktat hapësinorë i vitin 1957, ka ende paqartësi, ai përshkruan vetëm ndalimin e çdo përvetësimi kombëtar me shpalljen e sovranitetit, as për përdorim, as me ndonjë mjet tjetër.
(k.a/dosja.al)