Politike

Deklarata e papritur e Nard Ndokës: Vetëm po e vramë Ramën, se nuk ikën prej pushtetit ai (VD)

Nard Ndoka ka deklaruar se Ramën mund ta largojnë nga pushteti, vetëm nëse e vrasin.
Featured image of article: Deklarata e papritur e Nard Ndokës: Vetëm po e vramë Ramën, se nuk ikën prej pushtetit ai (VD) Nard Ndoka dhe Edi Rama
Përditësuar:

Tiranë-Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane ka bërë një deklaratë të papritur në emisionin “360 gradë” në RTV Ora, ku është shprehur se vetëm nëse e vrasim Edi Ramën, ky i fundit do të largohet nga pushteti. Ai shtoi më tej se kryeministri Rama po ndërgjegjësohet sepse ndërkombëtarët ia “kanë futur këmbët në një këpucë”.

Biseda: 

Nard Ndoka: Do të përsëriten zgjedhjet me këtë kod që do miratojmë ne dhe do kalohet në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër. Kjo është agjenda evropiane, nëse çedon Rama do ta ketë opozitën përballë me protesta, demonstrata…

Erion Kristo: Po përballë e kishte.

Nard Ndoka: Ne s’kemi shkuar akoma në zgjedhje. Ne kemi një agjendë ndërkombëtare, vetëm nëse e vrasim Ramën, se ndryshe nuk ikën prej pushtetit ai. Pra opozita bëri maksimumin e mundshëm. Ne e dimë që nuk hiqet me demonstrata, por ndërgjegjësohet, ka një reflektim, ka një reagim prej qytetarëve dhe prej faktorit ndërkombëtar. I kanë futur dy këmbë në një këpucë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Video minuta 1:29

J.V;E.K/Dosja.al 

Shto Koment