Politike

Nard Ndoka uron: Në të sëmës 2020 e Rilindja, më mirë 2021! “Ma va fan cula Ramsi!”

Në një reagim të gjatë, Ndoka thotë mes të tjerash se Rama ka qeverisur me shokë, shoqe, ndërsa thekson se deputetë dhe kryetarë bashkie ka bërë trafikantë droge, apo përdhunues në grup.
Featured image of article: Nard Ndoka uron: Në të sëmës 2020 e Rilindja, më mirë 2021! “Ma va fan cula Ramsi!” Nard Ndoka dhe Edi Rama me Merkel

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka bërë një urim për të gjithë shqiptarët, ndërsa deklaron se viti 2021 do të jetë më i mirë se viti 2020. Ndoka akuzon ndër rreshta dhe qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se kanë instaluar një regjim vetëm me korrupsion, arrogancë, paaftësi dhe nepotizëm. 

REAGIMI I PLOTË:

Nuk keni parë gjë akoma”, Ramsi!

Konstatim:

– Qeveri me shokë e shoqe dhe me burrat e shoqeve.

– Korrupsion, arrogancë, paaftësi, nepotizëm.

– Koncensione, PPP, grabitje të pronës publike.

– Shembja e Teatrit Kombëtar, krim shtetëror dhe kombëtar.

– Borxhi publik deri në kufijtë e falimentimit të shtetit.

– Sistem shëndetësor, në kolaps të thellë, Vilma përfituesja e vetme.

– Sistemi i Arsimit problematik, studentë në grevë herë pas here.

– Insfrastruktura, një dështim i dhimbshëm e me pasoja.

– Rendi e siguria nën pushtetin e bandave.

– Bujqësia në mjerim të thellë, pa treg, pa vaditje, pa financim, pa strategji.

– Sistem drejtësie të shkërmoqur, qëllimisht. Vendi, tre vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

– Krim, drogë, kanabizim të vendit, deri në rrezik kombëtar.

– Zgjedhje lokale moniste, antikushtetuese, organizuar në formën e “grushtit të shtetit” institucional.

– Vjedhje dhe blerje të votave, Kryeministri, Ministra, Deputet, Kryetar Bashkie, Drejtues të Policisë së Shtetit, të kapur me prova e fakte, në krim zgjedhor, në bashkëpunim me grupet kriminale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

– Tërmet, abuzim dhe demagogji me fatkeqësinë deri në ekstrem.

– Pandemi, COVID-19, vdekje, trauma të shëndetit mendor, mbyllje totale, krizë e thellë ekonomike, politike dhe morale.

– Deputet dhe Kryetar Bashkie, të lidhur me krimin, trafikantë droge, përdhunues në grup.

– Ministra të lidhur me botën e krimit, ministra të padekretuar nga Presidenti.

– Shtatë vite duke “hap” negociatat me Bashkimin Europian, tallje deri në cinizëm.

– Drejtimi i OSBE-së, një dështim dhe krizë institucionale.

– Shitja, falja e detit Greqisë, tradhti kombëtare.

– Protagonizëm folklorik, në bashkëpunim me Vuçiç, interferim për falje të territoreve shqiptare Serbisë.

– Armik me Lidershipin Kosovar (Osmani, Haradinaj, Kurti, Mustafa e Surroi), deri në padi gjyqësore për llogje kazani.

– Vasal i bindur i Erdoganit dhe Vuçiçit, deri në poshtërim.

– Tepsi, kazan, timon, ERTV.

– Reformë Zgjedhore në mënyrë të njëanshme, pa konsensusin e Opozitës, rast unikal në 30-vite pluralizëm.

Mbyllje:

Në të sëmës 2020 e Rilindja.

Ma va fan cula Ramsi!

Urim:

Më mirë 2021, shpresë, besim dhe begati për të gjithë shqiptarët kudo janë!

(F.g/dosja.al)

Shto Koment