Politike

Nard Ndoka: Nuk më trembin përballjet, kur unë fitoja 69% të votave, Topalli dilte në balotazh…numri 8? Interesant më duket, vetë Rama ka zgjedhur dy të tillë

Ndoka u shpreh se pozicioni ishte suprizë për të, pasi nuk ishte e paracaktuar por as ai vetë nuk ka vënë kushte për këtë gjë në marrëveshjen e nënshkruar me Partinë Demokratike. Ai tha se numri tetë në fakt është interesant, duke shtuar me humor se edhe vetë kryeministri Rama ka zgjedhur dy numra 8, ndërsa ai ka vetëm një.
Featured image of article: Nard Ndoka: Nuk më trembin përballjet, kur unë fitoja 69% të votave, Topalli dilte në balotazh…numri 8? Interesant më duket, vetë Rama ka zgjedhur dy të tillë Nard Ndoka

TIRANË– Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, ka deklaruar se nuk i frikësohet përballjes me Jozefina Topallin, Astrit Patozin si dhe kampin socialist edhe pse është i teti në listë. I ftuar në “A2 CNN”, Ndoka tha se kur vetë ai fitonte 69% të votave, Topalli dilte në balotazh.

Ndoka u shpreh se pozicioni ishte suprizë për të, pasi nuk ishte e paracaktuar por as ai vetë nuk ka vënë kushte për këtë gjë në marrëveshjen e nënshkruar me Partinë Demokratike. Ai tha se numri tetë në fakt është interesant, duke shtuar me humor se edhe vetë kryeministri Rama ka zgjedhur dy numra 8, ndërsa ai ka vetëm një.

“Negociatat ishin intensive, por ne u fokusuam më shumë në të gjithë qarqet e vendit për të ofruar kandidatë si vlerë për opozitën. Nuk është momenti se interesi publik është për largimin e Ramës. Megjithatë, pati një marrëveshje politike me Partinë Demokratike, të cilën në mënyrë të njëanshme nuk e respektoi. Por, Basha ka tagerin e tij që ne ia dhamë edhe në marrëveshjen e firmosur që të shkojë në maksimizimin e votave. Qarku i Shkodrës ka specifikat e veta dhe na intereson që të maksimizojmë votat, shpresojmë që të jetë edhe qarku surprizë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë do të jap kontributin tim edhe në këtë qark. Nuk i trembem përballjeve. Unë kam fituar 4 herë në mazhoritar. Kur zonja Topalli dilte në balotazh unë fitoja 69% në qarkun e Shkodrës. Unë kam fituar edhe si kandidat i pavarur kundër PS-së e PD-së. Pra, jam një politikan që më pëlqen përballja, më pëlqen gara, edhe sfida kaq të vështira, por sfida më e madhe është largimi i Edi Ramës. Kjo ishte edhe arsyeja, pavarësisht që pati një lloj pakënaqësie. Pozicioni ishte i papërcaktuar, megjithatë kjo tashmë është e kaluar. Të shohim për të ardhmen. Numri 8 është interesant, pasi edhe kryeministri ka zgjedhur dy numra 8. Unë me një numër dhe do të konkurroj,”- u shpreh Nard Ndoka.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment