Politike

Nard Ndoka: I kam ofruar PD-së disa kandidatë, nuk është fundi i botës edhe nëse Basha s’pranon bashkëpunimin

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha se nuk do të ishte fundit i botës edhe nëse Basha nuk pranin bashkëpunim me PD-së dhe PDK-së.
Featured image of article: Nard Ndoka: I kam ofruar PD-së disa kandidatë, nuk është fundi i botës edhe nëse Basha s’pranon bashkëpunimin Nard Ndoka

TIRANË– Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka u shpreh se i ka ofruar PD në disa qarqe kandidatë. I ftuar në Arena, Ndoka tha se nuk do të ishte fundit i botës edhe nëse Basha nuk pranin bashkëpunim me PD-së dhe PDK-së.

Nuk kam pasur frikë në politikë, nuk është fundi edhe nëse Basha nuk pranon bashkëpunimin me Partinë Demokristiane. Unë i kam ofruar PD në disa qarqe kandidatë. Opozita nuk ka përplasje nuk ka xhelozi, sigurisht që ka konkurrencë. Nuk shoh asnjë pengesë për një marrëveshje. Ka pasur negociata në nivele të dyta dhe pjesa finale është me Lulzim Bashën. Këto dy ditë do të jetë e finalizuar pjesa e partive të vogla,”-tha Ndoka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m./dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment