Sport

Napoli ultimatum Hysajt dhe mesfushorit serb/ Firmos ose të shitëm

Trajneri Gennaro Gattuso kërkon që drejtuesit e Napolit t'i konfirmojnë të dy lojtarët për të ardhmen por gjithçka varet nga firmat e mbrojtësave.
Featured image of article: Napoli ultimatum Hysajt dhe mesfushorit serb/ Firmos ose të shitëm Hysaj dhe Maksimovic

ITALI- Elseid Hysaj dhe Nikola Maksimovic janë vendosur në mes të një kryqëzimi, ku të vetmet rrugë janë të firmosin kontratën e re më Napolin ose do të shiten. Trajneri Gennaro Gattuso kërkon që drejtuesit e Napolit t’i konfirmojnë të dy lojtarët për të ardhmen por gjithçka varet nga firmat e mbrojtësave.

Ndërsa presidenti De Laurentis, i ka vendosur ultimatum Hysajt dhe Maksimovic ku duhet të  zgjedhin mes shitjes ose rinovimit të kontratës. Por nëse mbrojtesit nuk pajtohen me kushtet e kontratave, atëherë do të shiten që mos të largohen me parametra zero vitin e ardhshëm.

“Ose pranoni kontratën e re dhe qëndroni, ose largohuni!”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht Hysaj ndodhet në Bjellorusi me ekipin kombëtar për të debutuar në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Por më pas duhet që të vendosë për të ardhmen e tij pasi koha është e limituar.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment