Sport

Napoli shpartallon Lacion, Roma bën “paqe” me Atalantën…

Të kaltrit e Gattusos, të pozicionuar në vendin e pestë, thellojnë epërsinë me 5 pikë ndaj lacialëve dhe tani kërcënojnë Juven. Atalanta një pikë larg kuqezinjve të Milanit
Featured image of article: Napoli shpartallon Lacion, Roma bën “paqe” me Atalantën…
Përditësuar:

ITALI – Të parët për javën e 32-të të Seria A, në “Olimpico”, u përballën romanët dhe bergamaskët. Përfundimi i takimit “paqe”, barazim 1-1. Atalanta ishte më superiore në lojë dhe kaloi e para në epërsi me anë të Malinovcky (26’).

Të zotët e shtëpisë e shtëpisë barazuan pas pushimit me Cristante (75’), kur bergamanskët kishin mbetur me 10 futbollistë të fushë. Gosens (69’) plotësoi numrin dy të kartonave të verdhë dhe e la Atalantën me një lojtar më pak, ashtu si edhe kur Ibanez (90’+5) përsëriti të njejtin veprim për Romën.

Më pas, në “Diego Armando Maradona”, vendasit shpartalluan 5-2 kryeqytetasit e Lacios. Insigne (7’) çeli serinë e golave nga pika e penalltisë, për të realizuar dopiedën personale (53’), pas assisti të Hysajt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për Napolin shënuan gjithashtu Politano (12’), Mertens (65’) dhe Osimhen (80’), ndërsa golat për Lacion u shënuan nga Immobile (70’) dhe Milinkovic-Saviç (74’). Kryeqytetasit nuk ishin në gjendje të vendosnin barazpeshë në fushën e lojës, ku napoletanët ishin zotër të saj.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment