Sport

Napoli shkatërron Atalantën, 4-1

Skuadra e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo ka mbyllur gjithçka brenda fraksionit të parë të ndeshjes, ku shënoi të 4 golat e takimit
Featured image of article: Napoli shkatërron Atalantën, 4-1
Përditësuar:

ITALI – Napoli ka treguar një formë të shkëlqyer në këtë javë të Serisë A, ku shkatërrroi 4-1 Atalantën në shtëpinë e tij. Dopieta e Lozanos në minutat 23 dhe 27, i kanë hapur rrugën një serie golash, që do të vinin më pas, që shpalosën një performacë shumë të mirë të skuadrës së drejtuar nga Xhenaro Gatuzo.

Më pas, brenda pjesës së parë, vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë, si për “ta vrarë” këtë takim dhe duke mos i dhënë asnjë shpresë përmbysjeje skuadrës bergamaske. Në fillim shënon Politano në minutën e 30-të dhe më pas, në mbyllje të fraksionit të parë, në minutën e 43-të Osimhen shënon golin e katërt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shenjat e para të reagimit të Atalantës konkretizohen në minutën e 69-të me Lammers, që ngushon shifrat në 4-1.

Skuadra e Gatuzos është kthyer në një ekip me të vërtetë i frikshëm, pasi në të kaluarën jemi mësuar të shikojmë Atalantën të shënojë shumë gola, çka këtë po e pëson pikërisht skuadra nga Bergamo.
B.T (Dosja.al)

Shto Koment