
Përditësuar:
ITALI – Sipas “Gazzetta dello Sport” skuadra e Napolit ende nuk ka marrë asnjë page nga ky sezon, as trajneri, as stafi dhe as lojtarët. Kjo është një tjetër arsye për debatin e fortë në dhomat e zhveshjes, pas humbjes 3-1 me Milanin fundjavën e shkuar.
Kjo situatë ka sjellë jo pak peobleme në dhomat e zhveshjes dhe drejtuesit e klubit, siç raporton “Gazzeta”, do të bëjnë pagesën e pagës se parë më 1 dhjetor, një kufi ky i vendosur nga Federata Italiane e Futbollit.
Napoli luan ditën e enjte në Europa League kundër Rijekës, përpara ndeshjes së tretë që do të luajë në shtëpi në Seria A ndaj Romës.
B.T (Dosja.al)