Sport

Rekordi i Mertens nuk mjafton për Napolin,Griezman shpëton nderin e Barcelonës (VD)

Një ndeshje e luftuar teksa të dyja skuadrat kishin mundësitë e tyre dhe në fund gjithçka është lënë e hapur për ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”.
Featured image of article: Rekordi i Mertens nuk mjafton për Napolin,Griezman shpëton nderin e Barcelonës (VD) Moment nga ndeshja

ITALI- Napoli ka barazuar 1-1 ndaj Barcelonës në San Paolo. Një ndeshje e luftuar teksa të dyja skuadrat kishin mundësitë e tyre dhe në fund gjithçka është lënë e hapur për ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”. Skuadra katalanase ka që në vitin 2006 që nuk fiton me ndonjë skuadër italiane.

Napoli kontrolloi mirë ofensivën e miqve në pjesën e parë duke mbajtur larg portës rrezikun Messi, ndërsa gjeti rrjetën me një kryevepër të Mertens nga jashtë zonës. Kjo bëri që Barcelona të futej më me këmbëngulje në pjesën e dytë në kërkim të barazimit dhe me Mesin e rrethuar gjithmonë nga shumë fanella të kaltra, gjeti hapësirën të tundte rrjetën me Grizman i cili shënoi golin e parë si katalanas në Ligën e Kampioneve në një transfertë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pse Barcelona krijoi raste, nuk ia doli të shënonte më, ndërsa e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Vidal i cili do të mungojë në sfidën e kthimit, ashtu si edhe Buskets, po për kartonë të verdhë. Kësisoj, kjo do të jetë një dhimbje koke më shumë për Setien, i cili sheh t’i reduktohet edhe më shumë mundësia e zgjedhjes së lojtarëve për duelin e kthimit.

(E.Ç/ Dosja.al)

Shto Koment