Showbiz

Naomi Campbell paditet nga ish i dashuri, biznesmeni rus kërkon 3 milionë dollarë

 Biznesmeni rus ka ngritur një proces gjyqësor ndaj Campbell pavarësisht dashurisë së madhe që kishin për njëri-tjetrin.
Featured image of article: Naomi Campbell paditet nga ish i dashuri, biznesmeni rus kërkon 3 milionë dollarë Naomi Campbell

SHBA-Supermodelja Naomi Campbell është paditur nga ish i dashuri, Vladislav Doronin me pretendimin se posedon disa prona personale që kapin vlerën e 3 milion dollarëve.

Biznesmeni rus ka ngritur një proces gjyqësor ndaj Campbell pavarësisht dashurisë së madhe që kishin për njëri-tjetrin.

Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, biznesmeni rus thotë se Campbell i detyrohet para, pasi ai i dha hua para disa viteve, një shifër që nuk është bërë e ditur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Doronin thotë se ai i ka huazuar para Campbell gjatë gjithë marrëdhënies së tyre që ajo nuk do t’i kthejë.

Doronin dhe Campbell filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2008. Ata qëndruan bashkë për pesë vite, derisa u ndanë në vitin 2013.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment