Aktualitet

NAMI me para nga krimi në FIER, konfiskohen 3 llogari me rreth 140 mln lekë. I biri i dënuar për drogë, ia kishte kaluar të atit

Të ardhurat ishin regjistruar në emrin e 66-vjeçarit nga Fieri, i identifikuar si Lako Levani, i ati i Artan Levanit. 
Featured image of article: NAMI me para nga krimi në FIER, konfiskohen 3 llogari me rreth 140 mln lekë. I biri i dënuar për drogë, ia kishte kaluar të atit Foto ilustruese

FIER– Konfiskohen tri llogari bankare me vlerë 140 milionë lekë, para të cilat dyshohet se janë përftuar nga veprimtari kriminale. Të ardhurat ishin regjistruar në emrin e 66-vjeçarit nga Fieri, i identifikuar si Lako Levani, i ati i Artan Levanit. 

Dyshohet se paratë janë përfituar nga trafiku i lëndëve narkotike, vepër penale për të cilën i biri është dënuar në Itali.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Konfiskohen tri llogari bankare të një 66-vjeçari, me vlerë 140 milionë lekë, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të tre llogarive bankare të shtetasit L. L., 66 vjeç, banues në Fier, llogari bankare që arrinin shumën 140 milionë lekë.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këtë shtetas, pasi është subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën djali i tij, shtetasi A. L është dënuar në Itali.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të tjerë të lidhur me të.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment