Aktualitet

Nam i zi/ 47 të infektuar me Covid në qarkun e Berat-it mes tyre mësues dhe policë

Në mes të infektuarve ka pasur edhe në institucione si shkolla, banka, polici dhe biznese private.
Featured image of article: Nam i zi/ 47 të infektuar me Covid në qarkun e Berat-it mes tyre mësues dhe policë Foto ilustruese

BERAT- Rrethi i Beratit është kthyer në një bum infektimesh pasi 47 persona janë regjistruar atje me Covid ditën e djeshme. Burime për Dosja.al thonë se të infektuarit janë në qytetet e Beratit, Skraparit, Kuçovës dhe Urës Vajgurore. Në mes të infektuarve ka pasur edhe në institucione si shkolla, banka, polici dhe biznese private.

Në Berat kanë rezultuar të infektuar me Covid, 4 mësues ku nga këta 3 në shkollën “Irfan Ngjeqari” dhe një 1 shkollën 9-vjeçare në fshatin Lapardha. 1 mësues tjetër ka rezultuar pozitiv në shkollën “5 Maji” në Urën Vajgurore. Mësuesit janë karantinuar dhe shkollat janë dezifektuar. Në Urë Vajgurore ka rezultuar edhe një punojës i bashkisë Dimal. Në Skrapar është infektuar një inspektor i Komisariatit të Policisë. Infektime të tjera ka pasur edhe në një bankë private në Berat si dhe në OSHE ku janë konfirmuar 2 persona pozitiv. Gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid edhe një sanitare në një Bar-Hotel brenda qytetit të Beratit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Shqipëri, numri i të infektuarve sa vjen e shtohet. Gjatë 24 orëve të fundit, u konfirmuan 7 të vdekur dhe 421 të infektuar. Në total, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 543, ndërsa numri i të infektuarve në total ka kapur shifrën e 10,482 personave.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment