Politike

“Naltmadhnia” në telashe? Kujtim Gjuzi dhe Myslim Murrizi, drejt ndëshkimit për diskriminim! Zbulohet arsyeja

Kuvendi raporton se do të jetë vetën kreu Parlamentit, Gramoz Ruçi, që do të drejtojë mbledhjen paraditen e të enjtes.
Featured image of article: “Naltmadhnia” në telashe? Kujtim Gjuzi dhe Myslim Murrizi, drejt ndëshkimit për diskriminim! Zbulohet arsyeja Myslim Murri dhe Kujtim Gjuzi

Top Channel mëson se deputeti Kujtim Gjuzi dhe nënkryetari Kuvendit, Myslim Murrizi, mund të ndëshkohen për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në Kuvendin e Shqipërisë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Kuvendi raporton se do të jetë vetën kreu Parlamentit, Gramoz Ruçi, që do të drejtojë mbledhjen paraditen e të enjtes.

Pikënisja e kësaj mbledhje ka ardhur pas një mori me ankesa nga organizatat e të drejtave të njeriut pas diskutimeve me gjuhë urrejtje e disktriminuese përdorur nga Gjuzi dhe Murrizi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu mësohet se në këtë mbledhje, organizuar nga Ruçi, është ftuar edhe Komisioneri Kundra Diskriminimit.

Se cila do të jetë masa ndëshkuese për këta dy deputetë kontrovers në retorikën e tyre politike, këtë do ta vendosë kjo mbledhje e cila pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment