Aktualitet

Najada Çomo nxjerr blof Ramën: Vendimet nuk i merr Komiteti i Ekspertëve, japim vetëm sugjerime

Çomo tha se sugejrimet e tyre janë dëgjuar dhe janë kthyer në vendime nga qeveria.
Featured image of article: Najada Çomo nxjerr blof Ramën: Vendimet nuk i merr Komiteti i Ekspertëve, japim vetëm sugjerime Najada Çomo dhe Edi Rama

TIRANË- Shefja e Repartit Infektiv, Najada Çomo, ka thënë sot se Komiteti i Ekspertëve nuk merr vendime, por vetëm jep sugjerime. Në një intervistë në emisionin “Open” në Top Channel, Çomo tha se sugejrimet e tyre janë dëgjuar dhe janë kthyer në vendime nga qeveria.

Unë jam pjesë e Komitetit të Ekspertëve dhe ne kemi bërë sugjerime shumë të vlefshme dhe fjala jonë është dëgjuar. Ne nuk marrim vendime, por sugjerojnë tej qeveria që të marrë masa siç ne e shikojnë të arsyeshme. Unë kam pasur komentet e mia dhe fjala ime është dëgjuar. Unë jam pjesë e komitetit dhe ka sugjeruar për vendime shumë të mira për shëndetit e popullatës”, u shpreh Çomo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe më herët një tjetër anëtar i Komitetit të Ekspertëve, Tritan Kalo, ka deklaruar se ata nuk marrin vendime por vetëm bëjnë sugjerime. Ndërkohë nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama prej shumë muajsh ka deklaruar se vendimet për COVID-19 i ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment