Politike

“Nais Tuke Shakkran”/ Veliaj mëson gjuhën rome, u çon qese me ushqime në shtëpi dhe u kërkon të rrinë brenda

Teksa ka postuar pamje nga ndihmat që po shpërndahen çdo ditë për të gjitha familjet e komunitetit rom, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një mesazhi të shkruar në gjuhën shqipe dhe atë rome, u ka kërkuar anëtarëve të këtij komuniteti që të qëndrojnë në banesat e tyre ku do marrin ndihmat dhe jo pranë zyrave të njësive bashkiake.
Featured image of article: “Nais Tuke Shakkran”/ Veliaj mëson gjuhën rome, u çon qese me ushqime në shtëpi dhe u kërkon të rrinë brenda Erion Veliaj dhe foto nga komuniteti rom

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka filluar të flasë në gjuhën e komunitetit rom. së fundmi, Veliaj ka shkuar në shtëpitë e anëtarëve të këtij komuniteti, të cilëve u ka çuar nga një qese me ushqime. në gjuhën e tyre, kryebashkiaku u kërkon të rrinë brenda.

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për komunitetin rom dhe egjiptian, që qëndrojnë në vendbanim.  Teksa ka postuar pamje nga ndihmat që po shpërndahen çdo ditë për të gjitha familjet e komunitetit rom, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një mesazhi të shkruar në gjuhën shqipe dhe atë rome, u ka kërkuar anëtarëve të këtij komuniteti që të qëndrojnë në banesat e tyre ku do marrin ndihmat dhe jo pranë zyrave të njësive bashkiake.

Nëse vrapojmë të tubohemi te zyra e njësisë, ku gjithsesi nuk magazinohen ndihma, rrezikojmë vetën, punonjësit e njësive dhe humbasim ndihmat se nuk ju gjen në shtëpi punonjësi i shpërndarjes. Faleminderit! Nais Tuke – Shakkran

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Bi aćhavdo – non stop, anas hape/pipe e rromenqe aj e egjiptianenqe kaj beśen khere. K-o njesie nane ćhomoni xamasqe. Ma ʒan k-o njesie te ćhiven tumen k-o reziko, vi tumen vi e manushen kaj keren buti othe. Plus, te na arakhla tumen khere o manush kaj anel o xape/pipe, naśaven/xasaren i ndihma. Aven saste,”– shton Veliaj më tej.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment