Aktualitet

“Jemi gati të futemi në grevë urie”/ Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë: S’kemi marrë rrogat, nuk kemi zgjidhje tjetër

Naftëtarët kanë deklaruar se do të futen në grevë urie pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.
Featured image of article: “Jemi gati të futemi në grevë urie”/ Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë: S’kemi marrë rrogat, nuk kemi zgjidhje tjetër Naftëtarët në protestë.

Ballsh- Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish sot në protestë pasi kërkojnë pagat e prapambetura, sigurimet shoqërore dhe rifillimin e punës. Ata shprehen se do të futen në grevë urie sepse nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër. Ditën e sotme atyre u janë bashkuar edhe punëtoret e stacionit të pompimit në Poçem, të cilët kanë 27 muaj pa marrë pagat.

”Gjendja është e agravuar, njerëzit janë të revoltuar sepse kemi 5 muaj që nuk kemi marrë përgjigje nga firmat. Edhe në takimin me zv.ministrin nuk morëm një zgjidhje. Ne duam pagat tona.”, shprehen punonjësit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje, e cila ka kaluar më pas për eksport.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment