Dikur

‘Na u zhdukën kujtimet, s’di nëse do mund të krijojmë të tjera…’/ Si u shemb nga izraelitët, Teatri në Palestinë, vuajta e një populli që humbi artin e tij (PARALELIZMI ME SHQIPËRINË)

Për të gjithë ata që nuk kuptojnë lidhjen emocionale me godinën, duke e konsideruar atë të pavlerë dhe klub për ushtarët italianë në Shqipëri, sjellim një shembull nga Palestina e Largët.
Featured image of article: ‘Na u zhdukën kujtimet, s’di nëse do mund të krijojmë të tjera…’/ Si u shemb nga izraelitët, Teatri në Palestinë, vuajta e një populli që humbi artin e tij (PARALELIZMI ME SHQIPËRINË) Rrënojat e teatrit në palestinë

TIRANË- Kur ende dielli nuk kishte nisur të ndriçonte Tiranën, Teatri Kombëtar ra. Kur dielli buzëqeshje mbi palletet e larta, godina kryesore e artit dhe kulturës në vend, nuk do hidhte më dritë mbi mendjet e qytetarëve. Prej orës 04:30 të së dielës së 17 majit, Tiranës i mungon një prej godinave historike, një urdhër nga lart dhe një fadromë hodhi poshtë thuajse 70 vite histori të teatrit shqiptar dhe një skene që ka dhuruar emocion në kohë të vështira. Për të gjithë ata që nuk kuptojnë lidhjen emocionale me godinën, duke e konsideruar atë të pavlerë dhe klub për ushtarët italianë në Shqipëri, sjellim një shembull nga Palestina e Largët.

Më 22 gusht të dy viteve më parë qëndra “The Said al-Mishal Centre”, e cila përdorej si teatër dhe vend koncertesh ra pre e sulmit të ajror të Izraelit. Shkatërrimi i saj shkaktoi një revoltë të madhe tek qytetarët, të cilët e konsideruan sulmin, si një lëvizje për të shkatërruar kulturën palestineze.

Koncert në rrënojat e teatrit

Aq e madhe ishte dhimbja e tyre për humbjen e një nga objekteve më të rëndësishme të vendit sa që tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave botërore.

“The Guardian” i ka dedikuar një artikull ndjesive për humbjen e madhe kulturore të popullit palestinez, dhe në rrëfimin e tyre gati-gati duket se teatri është një tokë e shenjtë për ta, ashtu siç do të ishte një xhami për një besimtar mysliman.

Rrënojat e teatrit

Regjisori palestinez, Idrees Taleb, ishte përqendruar në përgatitjet për shfaqjen e radhës, dhe jo për avionët në qiell. Zyra e tij kishte qenë në katin e katërt të Al-Mishal për gjysmë dekade. Ai tregonte edhe ndjesitë e të qënurit brenda godinës.  “Gjatë luftërave, unë ikja nga shtëpia ime dhe flija në Teatër. Unë gjithmonë kam menduar se është vendi më i sigurt në botë”, tha ai.

Izraeli, vend anëtar në Konventën e Hagës të vitit 1954, ka marrë pjesë edhe në një marrëveshje e nënshkruar ku thuhet se nëse ndonjë ndërtesë me vlera kulturore nuk është marrë ‘peng’ për përdorim ushtarak atëherë rrënimi i saj është i paligjshëm. Por sërish Izraeli e shkeli marrëveshjen, po ashtu si qeveria shqiptare dy vite më pas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Fëmijër duke ndjekur koncert tek rrënojat e Teatrit

Një ditë pas bombardimeve, grupi i aktorëve u bashkua me qindra të tjerë për të performuar në rrënojat e ndërtesës por nuk arritën të merrin atë që donin.

“Kujtimet tona janë zhdukur tani. Nuk e di nëse mund të krijojmë të reja… Ne do të përpiqemi përsëri, por nuk jam i sigurt…,”-thotë një prej aktorëve.

Bombardimi i Teatrit

Një njëjta gjë edhe me Teatrin Kombëtar… Vërtetë mund të ngrihen qindra godina, të reja dhe më të bukura estetikisht dhe më funksionale, por a do të kenë të njëjtën vlerë që kishte Teatri? Skena ku do të luajnë aktorët e rinj, nuk do të jetë më e njëjta ku në kohë të vështira kanë performuar kryeveprat botërore korifejtë e artit shqiptar. Ajo skenë, ku dikur luante Naim Frashëri, Bujar Lako, Drita Peling, Sandër Prosi nuk është më.

Por nuk kemi të drejtë të mërzitemi, shkatërrimi erdhi nga ne…jo nga “armiqtë”!

(K.M. Dosja.al)

Shto Koment