Rajoni

‘Na thonin Kosova është vend i vogël’, Bill Clinton rrëfen prapaskenat e vendimit: Kujtoni luftën

Clinton tha se në këto 20 vite Kosova ka treguar se është një vend pro amerikan dhe i ka dhënë paqe një brezi të të tërë.

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton u ka dhënë mesazh të gjthë qtyetarëve në Kosovës se nuk janë të vegjël, por treguan se kur bëhen bashkë dhe luftojnë mund të fitojnë

Clinton tha se në këto 20 vite Kosova ka treguar se është një vend pro amerikan dhe i ka dhënë paqe një brezi të të tërë.

Ne jemi përpjekur që të ndalim dhunën në Bosnje dhe shkova dhe thashë që të bëja paqe në Irlandën e Veriut. Kishte njerëz që thonin se jemi vend i vogël. Por dhe vendet e vogla mund të jenë të mëdha nëse ngrihen dhe luftojnë jo vetëm për vetëveten, Kosova e bëri këtë gjë dhe luftoi jo vetëm për vetëveten.

Para se bëni të gjitha gjërat jeni mirënjohës se nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike dhe kjo është meritë e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Mos harroni asnjëherë se kur keni sfida para vetes, tashmë keni bërë diçka të mrekullueshme dhe i keni dhënë një brezi të tërë jetën me paqe.

Tani, NATO është një triumf që vepron shumë mirë në botë dhe shpresojmë se asgjë nga shekulli i kaluar nuk do të rikthehet sërish. SHBA ka qendruar gjithmonë krah jush, jo vetëm me mua, por dhe me Xhorxh Bush që njohu pavarësinë tuaj”, tha ish-Presidenti.

Sot në Kosovë është zhvilluar ceremonia e 20 vjetorit të çlirimit nga forcat serbe. Në një ceremoni të zhvilluar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë marrë pjesë liderët e Kosovës e Shqipërisë, por dhe figura të larta të SHBA. Të pranishëm kanë qenë ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton i cili dha urdhër në 1999 që të bombardohej Serbia. Sot përshëndeti qytetarët e Kosovës dhe ish-Sekretaria e Shtetit, Meledeine Albright, që tha se kishin marrë vendimin e duhur që i sollën lirinë Kosovës. Ndërkohë liderët që mbajtën fjalë falënderuar SHBA për ndihmën e madhe që u ka dhënë këto 20 vite.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment