Showbiz

“Na terrorizove dhe ne të Kosovës”, Fjolla Morina i kthehet Ramës me fjalët e gazetarit dhe dënon shembjen e Teatrit Kombëtar

Fjolla ka publikuar videon ku gazetari Rron Gjinovci nga Kosova i ka thënë në një lidhje live Kryeministrit Rama se shembja e Teatrit është terrorizuese jo vetëm për shqiptarët e Shqipërisë, por edhe për ata të Kosovës.

TIRANË– Këngëtarja e njohur  nga Kosova ka reaguar përmes disa postimeve në rrjetet sociale për shembjene Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Ajo ka publikuar videon ku gazetari Rron Gjinovci nga Kosova i ka thënë në një lidhje live Kryeministrit Rama se shembja e Teatrit është terrorizuese.

“Është terrorizuese jo vetëm shqiptarë në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Nuk mundet me u besu nga askush nëse gjithë këtë terrorizim që keni bërë prej dy ditësh e keni bërë për arsye estetike. Dhe nuk e di si doni me i bind…”- është shprehur në një lidhje live me Kryeministrin Rama, gazteari nga Kosova Rron Gjinovci.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se kanë qenë të shumta komentet kritike të gazetarëve dhe personazheve publik ndaj Qeverisë Rama, sa i përket shembjes së Teatrit Kombëtar.

Dy ditë më parë u plotësua ëndrra e Ramës dhe u shemb Teatri Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarr. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat. Për gjatë gjithë ditës së djeshme qindra qytetarë janë përplasur me Policinë që kishte krijuar një korodon sigurie, e ruante fadromat që në pak orë hodhën në tokë dy godinat e teatrove. Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestën dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Erion Veliaj në një reagim pasi teatri ishte rrënuar kërkoi bashkëpunim me artistët, ndërsa Edi Rama premton se godina e re do të jetë moderne dhe do plotësojë të gjithë kërkesat e aktorëve.

A.C/Dosja.al

Shto Koment