Aktualitet

“Na ndihmoni të vijmë në Shqipëri se këtu bëhet nami”, të rinjtë e bllokuar në Spanjë bëjnë apel: Jemi dhe pa letra

Panorama Online konfirmuar identitetin e tyre dhe të rinjtë janë nga mosha 27 dhe 33 vjeç. Ata bëjnë të ditur se po qëndrojnë në aktualisht në Barcelonë dhe se kanë patur kontakte me ambasadën shqiptare, por që sipas tyre nuk po u jep zgjidhje problematikës.
Featured image of article: “Na ndihmoni të vijmë në Shqipëri se këtu bëhet nami”, të rinjtë e bllokuar në Spanjë bëjnë apel: Jemi dhe pa letra

SPANJË– Një grup të rinjsh shqiptarë bëjnë apel për ndihmë për t’u kthyer në Shqipëri, pasi kanë mbetur prej disa ditësh të bllokuar në Spanjë.

Të rinjtë kontaktuan redaksinë e Gazetës Panorama Online, ku kërkuan që të behet publike problematika e atyre, pasi duan të kthehen në atdhe për shkak se gjendja në Spanjë sipas tyre po behet problematike dita-ditës

Panorama Online konfirmuar identitetin e tyre dhe të rinjtë janë nga mosha 27 dhe 33 vjeç. Ata bëjnë të ditur se po qëndrojnë në aktualisht në Barcelonë dhe se kanë patur kontakte me ambasadën shqiptare, por që sipas tyre nuk po u jep zgjidhje problematikës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Na u dogjën dy bileta më datë 16 dhe datë 20 mars. Jemi pa letra, por s’kemi hallin e djegies së pasaportës. Këtej po bëhet nami, 500 të vdekur çdo ditë. Ambasada vetëm na gënjen, jo do behet udhëtimi këto ditë. Po u bë një javë. Këtej po behet me keq se në Itali”, thekson njëri prej djemve, i cili kërkon të mos t’i bëhet publik identiteti për të mos bërë merak familjen në Shqipëri.

Të rinjtë pohojnë se për momentin po qëndrojnë në një apartament turistik për dy javë, por që duan të kthehen pranë familjeve të tyre.

Marrë nga Panorama.al

Shto Koment