AktualitetPolitike

“Na mundon pyetja, kush e vrau”, djali i Fatmir Xhindit kërkon drejtësi: U bënë 10 vite të vështira, gjejeni që t’i prehet shpirti në paqe ( VD)

Xhindi ka apeluar për drejtësi dhe ka thënë se megjithëse ka 10 vite që është vrarë, ata ende nuk e dinë kush e vrau babain e tyre.

FIER- Në 10-vjetorin e vrasjes së deputetit socialist, Fatmir Xhindi, një fjalë para të afërmve dhe miqve të pranishëm ka mbajtur edhe djali i tij, tashmë deputet Anduel Xhindi.

Xhindi ka apeluar për drejtësi dhe ka thënë se megjithëse ka 10 vite që është vrarë, ata ende nuk e dinë kush e vrau babain e tyre.

“U bënë 10 vite që kur im atë është ndarë nga jeta, dhe drejtësia se ka dhënë fjalën e saj. Ne na mundon pyetja, kush e vrau Fatmirin dhe pse. Gjej rastin t’ju bëj thirrje institucioneve, që të gjithë ne të biem rehat, dhe shpirti t’i prehet qetësisht. Kanë qenë vite të vështira pa të, por ne gjejmë rastin të falenderojmë të gjithë ju këtu, për mbështetjen që na keni dhënë.”-ka thënë deputeti Anduel Xhindi.

(f.g & A.S/dosja.al)

2 Komente në ““Na mundon pyetja, kush e vrau”, djali i Fatmir Xhindit kërkon drejtësi: U bënë 10 vite të vështira, gjejeni që t’i prehet shpirti në paqe ( VD)

  1. O Aduel,ju cafte lepuri ishalla,Po kape per fyti ore legen ate bajgen ish presidentin magjyp Bujar Nishanin,i cili kur ishte minister i brendshem Deklaroi qe Keto dite do te kapen dhe autoret e vrsjes se deputetit Xhindi.Ju dhe familja e te ndjerit Remzi Hoxha jeni me dhjeraniket qe kam pare Tocka.

  2. Jam me mendimin tend tocka.por ka dhe te tjere si puna djalit te atij qe u vra ne protesten e ps qe vrau veten se ju vra babai.

Shto Koment