Aktualitet

“Na latë pa gjumë motërq*ra, lidhe qenin aty”/ Dalin pamjet e dhunës, efektivët prangosin gazetarin Ariglon Pali, i riu: Jam media, t’i fshij videot tani…

Sipas faqes në fjalë dhe përshkrimeve të vëna krah videos, bëhet fjalë për disa efektivë policie që kanë dhunuar gazetarët dhe qytetarët gjatë natës së shmebjes së Teatrit Kombëtar.
Featured image of article: “Na latë pa gjumë motërq*ra, lidhe qenin aty”/ Dalin pamjet e dhunës, efektivët prangosin gazetarin Ariglon Pali, i riu: Jam media, t’i fshij videot tani… Foto nga videoja

TIRANË– Një video e publikuara në rrjetet sociale tregon se si disa efektivë policia kanë ushtruar dhunë mbi disa qytetarë dhe gazetarë. Në videon të siguruar nga Dosja.al, dëgjohet në sfond se si disa persona ulërasin dhe bërtasin me njëri-tjetrin.

Sipas faqes në fjalë dhe përshkrimeve të vëna krah videos, bëhet fjalë për disa efektivë policie që kanë dhunuar gazetarët dhe qytetarët gjatë natës së shmebjes së Teatrit Kombëtar.

Madje, efektivët ankohen edhe për faktin se njerëzit që kanë dalë aty dhe gazetarët i kanë lënë pa gjumë. Gazetari që dëgjohet në video është Ariglon Pali.  

Pjesë nga biseda në video:

Policët: Fute, fute, fute, ku do e fusni….

Gazetari: Një sekond mor burë, fshini videot, media

Polici: Të q*fsha mediat tëndë

Polici: Futu, futu , futu, prangat mor prangat, vëri prangat aty

Gazetari: Jemi media të thashë ore

Polici: Vëri prangat, lidhe me një dorë, lidhe qenin…

Gazetari: Po ja more, t’i fshi unë videot direkt

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Polici: Jojo, fare

Polici: Na lanë pa gjumë këta motër1*ra….

Polici: O Gëzim, po pse s’more nja dy a tre apo s;kishte më…

Polici: Po s’ka vend, ku ka më vend

Polici: Po në bagazh o burrë…

Polici: Po hajt, mos u mërzit se ka makina plot.

Në komisariat: Mos ja hiq prangat, as telefonin mos ja jep…

Polici: Po jo more çfarë prangash, asnjë lloj prange nuk hiqet, ec aty….

(f.m/dosja.al)

Shto Koment