Aktualitet

‘Na ke prish punë, kur*ë e mutit’/ Prishi provat për vrasjen e Elton Çicos, kërcënoi Nuhun e Xhisiela Malokun, kush është Redjan Rraja, i forti i fisit Rraja që s’pyet për ligjin

Rrahman Rraja, është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai u arrestua më 3 maj 2016, pasi u akuzua se pengoi zbardhjen e vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në 1 maj 2015 në një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Featured image of article: ‘Na ke prish punë, kur*ë e mutit’/ Prishi provat për vrasjen e Elton Çicos, kërcënoi Nuhun e Xhisiela Malokun, kush është Redjan Rraja, i forti i fisit Rraja që s’pyet për ligjin Elton Cico, Xhisiela Maloku, Arjan Ndoja dhe Rrahman Rraja
Përditësuar:

KRUJE- Redjan Rraja, mjek stomatolog, akuzohet si një nga atentatorët e të shtunës në ngjarjen tek Mbikalimi i Shkozetit, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja. 34-vjeçari, nip i deputetit të Partisë Socialiste,

Rrahman Rraja, është një emër i njohur për Policinë e Shtetit. Ai u arrestua më 3 maj 2016, pasi u akuzua se pengoi zbardhjen e vrasjes së Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në 1 maj 2016 në lokalin ‘De Niro’ në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Rraja u dënua me 8 muaj burg, pasi mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, fshehu celularin dhe pistoletën e mikut të tij, Elton Çico. Në momentin e vrasjes, me Çiçon në lokal ndodhej edhe miku i tij, Redjan Rraja.

Kërcënimi i Xhisiela Malokut

Në dosjen e famshme të njohur si ‘Xhisiela’, Redjan Rraja ka patur rolin e tij. Në materialin hetimor të publikuar në momentin kur ngjarja u bë publike, Xhisiela Maloku thoshte në prokurori se Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja e kanë marrë me dhunë dhe e kanë goditur për shkak se kishte bërë kallëzimin në policinë e Tiranës. “Rreth orës 20:00 ka ardhur tek banesa ime në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja, dhe më kanë marre me zorrë duke më thënë na hape punë për çfarë ke shkruar përsëri në komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë, dhe na ke kallëzuar , unë i mohova dhe i thash që nuk kam qenë në polici, Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma dhe më futi në makinën e tij, dhe më thoshte që do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim me vendosi në barkë pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit.”-thoshte Xhisiela në prokurori. Pak ditë pasi ngjarja mori dhenë, Xhisiela doli para mediave dhe mohoi gjithçka kishte deklaruar deri në atë moment duke rrëzuar versionin se ishte dhunuar nga djali i deputetit të PS, me të cilin kishte lidhje dashurie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kërcënimi i oficerit të policisë në arrati Emiljano Nuhu

Ish-oficeri i Krujës, që kërkoi azil në Zvicër denoncoi se më datë 21 korrik 2018 është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzon se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, dhe prezent ka qenë vetë deputeti Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Balla. Sipas tij, ata ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Ai tha se pasditen e 30 korrikut, dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet what’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë.

Sipas policisë që hetoi mbi këtë çështje, këto kërcënime me armë në të vërtetë nuk kanë ekzistuar dhe Emiljano Nuhu ka vendosur t’i shpikë ato vetëm para se të arratisej, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment